Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kilogramë kanabis, ndërsa arrestoi një grua, pronare e banesës ku u gjet droga.
Burimet bëjnë të ditur se u arrestua shtetasja Luljeta. K, 59 vjeç, dhe është shpallur gjithashtu në kërkim djali i saj, E.K 32 vjeç.
Banesa ku u gjet lënda narkotike ndodhet në lagjen “Kushtrimi”, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidonë plastikë dhe në 4 thasë. /tesheshi.com/