A mund të jeni tërësisht të sigurt se vezët janë të freskëta? Për t’u siguruar duhet të përqendroheni në këto aspekte të veçanta, pasi ushqimet jo të shëndetshme mund të shkaktojnë mjaft sëmundje në organizëm. Ndonjëherë mund t’ju thonë se vezët janë shumë të freskëta, ndërsa kur hapni kutinë, vini re që paketimi i tyre është bërë 20-30 ditë më parë.
Megjithatë, ekziston një marifet për të zbuluar nëse vezët janë apo jo të freskëta dhe të shëndetshme. Përgjithësisht shënohet një datë në kartonin e vezëve, në të cilin mund të shikoni se kur është prodhuar produkti dhe deri në çfarë date mund të përdoret.
“Julian date”, i cili shënohet me blu, tregon datën kur vezët janë vendosur në kontenier. Numrat renditen nga 001 (1 Janar) deri në 365 (31 Dhjetor). Kontrollojeni vetë herën tjetër kutinë, për të qenë të sigurt për atë që po konsumoni./tesheshi.com/