Tendenca e fundit e rrjeteve sociale është drejt fotove “selfie” sa më natyrale e pa makijazh. Një specialist i fotove “selfie”, Pablo Ardizone, thotë se sekreti i këtyre fotove është pikërisht te zgjedhja e reflektimit të dritës.
Drita duhet të jetë e butë e sa më natyrale, mbi të gjitha duhet shmangur dielli i fortë. Një rregull që nuk duhet harruar e duhet pasur gjithmonë parasysh është ekspozimi ndaj dritës.
Një metodë e mirë për një “selfie” të pëlqyeshëm është kjo: Hunda i duhet ekspozuar gjithmonë dritës dhe shikimi duhet të jetë në objektiv. Evitoni shkrepjet nga poshtë mjekrës, nëse nuk doni të paraqiteni më e plakur e me njolla. /tesheshi.com/