Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sekreti i pistë i kapitalizmit dhe si mund të ndryshohet

Denoncimi i neoliberalizimit dhe propozimi në TED i një sipërmarrësi

by te Sheshi
16/03/2024
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Sekreti i pistë i kapitalizmit dhe si mund të ndryshohet

Rritja e pabarazisë dhe rritja e paqëndrueshmërisë politike, janë rezultat i drejtpërdrejtë i dekadave të një teorie ekonomike të keqe, thotë sipërmarrësi amerikan Nick Hanauer. Në një bisedë vizionare në Platformën TED, ai çmonton moton se “lakmia është diçka e mirë”- një ide të cilën ai e përshkruan si jo vetëm gërryese në aspektin moral, por edhe të gabuar në aspektin shkencor. Në këtë kuadër, ai parashtron një teori të re të ekonomisë, të mbështetur tek reciprociteti dhe bashkëpunimi.

Unë jam një kapitalist, dhe pas një karriere 30-vjeçare në kapitalizëm që përfshin drejtimin dhe menaxhimin e dhjetëra kompanive, duke gjeneruar dhjetëra miliarda dollarë në vlerë tregu, unë jam pjesë e një përqindëshit të njerëzve më të pasur të botës.

Dua të ndaj me ju sekretet e suksesit tonë. Sepse kapitalistët e pasur si unë, nuk kanë qenë kurrë më të pasur se sa sot. Pra pyetja është, si ia kemi dalë? Si arrijmë të përfitojmë çdo vit më shumë? A mos ndoshta njerëzit e pasur, janë më të zgjuar se 30 vjet më parë? Apo ndoshta po punojmë më shumë se dikur? Mos jemi fizikisht më të gjatë dhe më simpatikë?

Mjerisht, jo. Gjithçka buron vetëm nga një gjë: ekonomia. Këtu fshihet edhe sekreti i pistë i kapitalizmit. Sigurisht, ka pasur një epokë në të cilën profesioni i ekonomistit ka funksionuar në interes të publikut.

Por në epokën neoliberale, ata punojnë vetëm për korporatat e mëdha dhe miliarderët, dhe kjo po krijon disa probleme. Ndaj ne mund të zgjedhim politika ekonomike që rrisin taksat për të pasurit, rregullojnë aktivitetin e korporatave të fuqishme apo që rrisin pagat për punëtorët.

Këtë gjë e kemi bërë edhe më parë. Por ekonomistët neo-liberalë, do të na paralajmëronin se të gjitha këto politika do të ishin një gabim i tmerrshëm, pasi rritja e taksave e dëmton gjithmonë rritjen ekonomike, dhe rritja e pagave pakëson vendet e punës.

Si pasojë e këtij mendimi, gjatë 30 viteve të fundit vetëm në SHBA, një përqind e më të pasurve është pasuruar me 21 trilion dollarë të tjera, ndërsa 50 përqindëshit më të varfër i është pakësuar pasuria kolektive me 900 miliardë. Ky model pabarazie në rritje, është përsëritur kudo nëpër botë.

Ndërsa familjet e shtresës mesme mezi ia dalin deri në fund të muajit me pagat që nuk janë rritur ulur prej rreth 40 vjetësh, ekonomistët neo-liberalë vazhdojnë të na paralajmërojnë se e vetmja përgjigje e arsyeshme ndaj masave shtrënguese dhe globalizimit, është akoma më shumë masa shtrënguese dhe më shumë globalizëm.

Atëherë, çfarë duhet të bëjë një shoqëri? Unë them se kemi nevojë për një ekonomi të re, që duhet të bazohet tek distancimi nga supozimet bazë që mbështesin teorinë ekonomike neoliberale. Supozimi ekonomik kryesor i neoliberalizmit, është se tregu është një sistem ekuilibri efikas.

Pra se nëse një element në ekonomi, siç janë pagat rritet, atëherë duhet të ulet një gjë tjetër, si për shembull vendet e punës. Për shembull në Siatëll ku jetoj, kur miratuam në vitin 2014 pagën e parë minimale prej 15 dollarësh për orë pune, pra më shumë se sa pragu minimal kombëtar, neoliberalët u trembën.

“Nëse rritni koston e krahut të punës, bizneset do të blejnë më pak prej tij. Mijëra punëtorë me paga të ulëta do të humbin vendin e tyre të punës. Restorantet do të mbyllen”, thanë ata. Në fakt kjo gjë nuk ndodhi. Madje shkalla e papunësisë pësoi një rënie drastike, dhe biznesi i restoranteve në Siatëll lulëzoi.

Pse? Sepse një ekuilibër të tillë nuk ekziston. Sepse rritja e pagave nuk i mbyll vendet e punës, por krijon vende të reja. Sepse kur pronarëve të restoranteve u kërkohet papritmas të paguajnë mjaftueshëm punëtorët e restoranteve, edhe këta të fundit kanë mundësi të hanë në restorante, kjo nuk e zvogëlon biznesin e restoranteve, përkundrazi e rrit atë.

Supozimi i dytë është se çmimi i diçkaje është gjithmonë i barabartë me vlerën e tij. Në thelb, kjo do të thotë se nëse ju fitoni 50.000 dollarë në vit dhe unë 50 milionë dollarë në vit, kjo ndodh sepse unë prodhoj një mijë herë më shumë vlerë se sa ju. Tani, nuk do të habiteni kur të mësoni se është një supozim shumë ngushëllues fakti, që nëse je një drejtues ekzekutiv (CEO) që i paguan vetes 50 milionë dollarë në vit, por e bënë këtë duke i paguar punëtorët me paga mjerane.

Por ju lutem mbani mend këtë nga dikush që ka drejtuar dhjetëra biznese: kjo është e pakuptimtë. Njerëzit nuk paguhen për atë që vlejnë. Ata paguhen për atë që kanë fuqinë të negociojnë, dhe pesha në rënie e pagave ndaj PBB-së, nuk vjen sepse punëtorët janë bërë më pak produktivë, por sepse punëdhënësit janë bërë më të fuqishëm. Dhe duke pretenduar se nuk ekziston ç’ekuilibri i madh midis kapitalit dhe punës, teoria ekonomike neoliberale u shndërrua në thelb në një mekanizëm mbrojtës për të pasurit.

Supozimi i tretë, dhe deri më sot më i dëmshmi, është një model sjelljeje që i përshkruan qeniet njerëzore si “homo ekonomicus”. Në thelb, kjo do të thotë se ne të gjithë jemi krejtësisht egoistë, racionalë, dhe bëjmë çdo gjë për të maksimalizuar pasurinë tonë.

Sipas kësaj logjike ekonomike, lakmia është diçka e mirë, zgjerimi i pabarazisë është efikas, dhe qëllimi i vetëm i një korporate mund të jetë të pasurojë aksionerët, pasi të veprosh ndryshe do të sillte ngadalësim të rritjes ekonomike dhe do ta dëmtonte ekonominë në përgjithësi.

Dhe është ky “ungjill i egoizmit”, që përbën gur-themelin ideologjik të ekonomisë neoliberale; është një mënyrë të menduari e cila ka prodhuar politika ekonomike, të cilat më kanë dhënë mundësinë mua dhe shokëve të mi të pasur, pjesë e një përqindëshit më të pasur të botës, që të rrëmbejmë gati të gjitha përfitimet e rritjes ekonomike gjatë 40 viteve të fundit.

Por nëse i pranojmë kërkimet më të fundit empirike, shkencën e vërtetë, e cila përshkruan

me saktësi qeniet njerëzore si shumë bashkëpunuese dhe krijesa intuitivisht të moralshme, atëherë logjike duhet të jetë bashkëpunimi dhe jo egoizmi. Pra në qendër të ekonomie të re, duhet të jetë qasja që në jep mundësi të jemi versioni më i mirë i vetes tonë.

Po si ta lëmë pas krahëve neoliberalizmin? Dhe si të ndërtojmë një ekonomi më të qëndrueshme, më të begatë, dhe një shoqëri më të barabartë? Ekonomia e re sugjeron të ndjekim vetëm pesë rregulla praktike. E para është se ekonomitë e suksesshme nuk janë xhungla, ato janë kopshte. Kjo do të thotë se për tregjet duhet treguar i njëjti kujdes si për kopshtet.

Se tregu është “teknologjia më e madhe sociale” e shpikur ndonjëherë për zgjidhjen e problemeve njerëzore.

Por të pakufizuara nga normat shoqërore apo rregulloret demokratike, tregjet krijojnë në mënyrë të pashmangshme më shumë probleme sesa zgjidhin. Ndryshimet klimatike, kriza e madhe financiare e vitit 2008, janë dy shembuj të thjeshtë.

Rregulli i dytë, është se kjo përfshirje krijon rritje ekonomike. Ideja neoliberale pretendon se gjithë-përfshirja është një luks, dhe kur kemi rritje, ajo është sa një qasje e gabuar aq edhe e prapambetur. Por ekonomia janë njerëzit. Ndaj përfshirja e sa më shumë prej tyre në më shumë mënyra të mundshme, është ajo që shkakton rritjen ekonomike në ekonomitë e tregut.

Parimi i tretë: synimi i korporatës nuk duhet të jetë vetëm të pasurojë aksionerët e saj. Ekonomia e re duhet dhe mund të këmbëngulë, që qëllimi i korporatës të jetë përmirësimi i mirëqenies së të gjitha palëve të interesuara: klientët, punëtorët, komunitetin dhe aksionerët.

Rregulli i katërt:l akmia nuk është diçka e mirë. Të qenit një grabitqar, nuk të bën kapitalist por një sociopat. Dhe në një ekonomi kaq shumë e ndërvarur nga bashkëpunimi në një shkallë sa e jona, sociopatia është po aq e keqe për biznesin sa është edhe për shoqërinë.

E pesta dhe e fundit, në dallim nga ligjet e fizikës, ligjet e ekonomisë janë një zgjedhje. Teoria ekonomike neoliberale, e ka shitur veten tek ju si ligj natyror i pandryshueshëm, kur në fakt mbështetet tek norma shoqërore dhe narrativa të ndërtuara mbi një pseudoshkencë.

Nëse duam vërtet një ekonomi më të drejtë, më të begatë dhe më të qëndrueshme, nëse duam një demokraci dhe shoqëri civile shumëfunksionale, atëherë na duhet një ekonomi e re. Dhe këtu është edhe lajmi i mirë; nëse duam një ekonomi të re, gjithçka që duhet të bëjmë është të zgjedhim ta kemi atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Një myfti përballë kryeministrit: “Lexo me emrin e Zotit tënd…”!

Një myfti përballë kryeministrit: “Lexo me emrin e Zotit tënd…”!

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

AFP: Ç’po ndodh mes BE-së dhe Ballkanit

Era barut në Europë

Era barut në Europë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni