Vaji i ullirit njihet për vlerat e tij të larta ushqyese dhe kurative. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur.
Ato kanë veti tonike dhe përdoren kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e temperaturës së lartë. Ato gjithashtu pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.
Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, sepse është qetësues për dhimbjet.
Vaji i ullirit ndihmon edhe në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira edhe kundër ulçerës së stomakut. /tesheshi.com/