Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim al Isa, ka ftuar shtetet muslimane që në afat sa më të shpejtë ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Këtë thirrje e bëri nga Prishtina ku po merr pjesë në një konferencë shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Pas adresimit në konferencë, sekretari Isa sot zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilin e siguroi se do të angazhihet për pavarësinë e Kosovës nga vendet islame, ndërsa ritheksoi se populli shqiptar është shembull për gjithë botën për praktikimin korrekt të fesë islame.
Ndërsa kryeparlamentari Veseli e falenderoi sekretarin al Isa për vizitën në Kosovë dhe e ftoi që të angazhohet për promovimin dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. /tesheshi.com/