Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive ku zhvillimi më i rëndësishëm do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit.
Para zgjedhjes së tij, në rend dite është formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve dhe betimi i ligjvënësve.
Koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma, i cili mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gëzon të drejtën e propozimit të kandidatit për Kryetar të Kuvendit.
Kandidati më i përfolur për këtë post është Kadri Veseli, kandidatura e të cilit mund të shkaktojë bllokadë për shkak se nga partitë është paralajmëruar se nuk do ta votojnë atë.
Gjykata Kushtetuese i ka obliguar deputetet që të marrin pjesë në votimin për Kryetar të Kuvendit deri në zgjedhjen e tij. Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur Kryetari dhe Kryesia.
Seanca do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër Adem Mikullovci dhe deputetja më e re Teuta Rugova.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe periudha prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re. /tesheshi.com/