Kuvendi u mblodh në seancën konstituive gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit shqiptar.
Por në cilën pjesë të sallës së Kuvendit u ulën disa nga politikanët kryesorë dhe kush ishin pranë tyre?
Nga fotot e mëposhtme, shihet se Edi Rama është ulur pranë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës, të cilët do të marrin pozicione drejtuese, i pari kryetar Kuvendi dhe tjetri është zgjedhur kreu i grupit parlamentar socialist.
Ish-kryeministri Sali Berisha është ulur mes Tritan Shehut dhe Jorida Tabakut, të cilët kanë zënë vendet e Majlinda Bregut dhe Jozefina Topallit, që në legjislaturën e kaluar qëndronin pranë ish-kreut demokrat.
Në rrjeshtin tjetër është ulur Lulzim Basha, kryetar i PD-së që rikthehet në sallën e Parlamentit pas 6 vitesh. Në krah të tij janë ulur Genc Pollo dhe Oerd Bylykbashi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pozicionuar pranë Petrit Vasilit dhe Luan Ramës, të cilët janë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë në këtë parti. /tesheshi.com/