Truproja e mbretit saudit Salman u qëllua dhe u vra në një përballje personale, njoftuan media shtetërore e Arabisë Saudite.
Gjeneral Abdulaziz al-Fagham u vra në qytetin portual të Jeddah, ku qeveria lëviz gjatë muajve të verës, njoftoi televizioni al-Ekhbariya.
Agjensia shtetërore SPA tha se al-Fagham u vra pasi vizitoi shtëpinw e njw miku. Ai u qëllua atje nga një person tjetër, i cili gjithashtu plagosi dy të tjerë.
Sulmuesi u vra më vonë në një përleshje me forcat e sigurisë, ku pesë anëtarë të kwtyre tw fundit u plagosën, njoftoi SPA, pa specifikuar detaje të tjera.
Gazeta e përditshme Okaz e përshkroi al-Faghamin si “rojtari i mbretërve”.
Al Fagham, së bashku me mbretin aktual 83-vjeçar Salman, gjithashtu ruante paraardhësin e tij, mbretin Abdullah.
Vrasje të tilla janë të rralla në Arabinë Saudite, ku vrasësit e dënuar dhe tregtarët e drogës ekzekutohen rregullisht sipas ligjit të Sheriatit. /tesheshi.com/