Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sarajet e Beut të Tiranës në rrezik, akademiku Tole: rijetëzimi i monumenteve sëprapthi

by te Sheshi
22/07/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Sarajet e Beut të Tiranës në rrezik, akademiku Tole: rijetëzimi i monumenteve sëprapthi

Nga Bardha Nergjoni

Akademiku i mirënjohur, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Vaso Tole, deklaroi se Ministria e Kulturës duhet të zbatojë ligjin sa i përket rijetëzimit të monumenteve të kulturës nisur nga restaurimet e fundit që sipas shumë specialistëve po bëhen pa mbikqyrje ekspertësh. Gjatë një tryeze të rrumbullakët të Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, Tole theksoi se ligji i trashëgimisë ka përcaktuar qartë se çfarë duhet rijetëzuar dhe janë monumentet e kategorisë së parë dhe të dytë në qendrat historike që mund të përfshihen në këtë proces. “Ne nuk kemi parë kushtet dhe kriteret se si duhet të rijetëzohen monumentet pasi një dokument i tillë nuk është bërë publik. Ligji bën fjalë për përdorim për qëllime social-kulturore në qytete muze dhe ansamble muze ndërkohë që ato çfarë janë përcaktuar në ligj nuk po respektohen”.

Ai ka renditur disa pika që duhet të ishin primare para procesit të rijetëzimit. “Ministria duhet të ekspozonte së pari listën e monumenteve me status “monument kulture”. Udhëzimi duhet të përjashtonte disa kategori monumentesh për dhënien me qira.13838571_10153889360134624_790988244_o

Nëse mendohet se për këtë proces janë të interesuar vetëm biznesmenët atëherë ka një gabim. Ministria duhet të bëjë publike edhe listën e pronarëve të objekteve monument kulture duke i bërë thirrje nëse janë ata të interesuar për të rijetëzuar objektet e tyre. Po kështu ministria duhet të bëjë publike listën e institucioneve të interesuara për përdorim të monumenteve me qëllime social-kulturore. Jam i sigurt që ka institucione që do të duan ti përdorin ose i përdorin dhe që kanë lidhje me ri jetëzimin e këtyre monumenteve. Aspekti më i dukshëm i ligjit nuk bën fjalë për asnjë rresht të një monumenti që matet me m2. Ato maten me rëndësinë që kanë për trashëgiminë. qershia mbi tortë  e shkeljeve ishte fakti për ngritjen e një komisioni për menaxhimin e dhënies me koncesion të këtyre objekteve duke mbivendosur struktura”. Tole ka bërë edhe propozimin Ministrisë së Kulturës për zgjimin e interesit të pronarëve të objekteve të trashëgimisë kulturore. “Dhjetëfishimi i  fondeve ishte një gjë e mirë për Trashëgiminë por shteti ende nuk po përdor ende një mekanizëm që rrjedh nga një dispozitë e ligjit. Neni 37 kur pronari jo shtetëror i monumenteve të kulturës është i interesuar të rijetëzojë objektin e tij shteti ndërmjetëson pranë bankave me kushte lehtësuese dhe merr përsipër interesin e këtyre kredive. Nuk kemi asnjë rast që shteti në bashkëpunim me një pronar monumenti të ketë nxitur marrjen e kredisë nga individët.

13839713_10153889360124624_164646764_oForumi ngre shqetësimin: Sarajeve të Toptanëve mund ti vihet zjarri

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ngriti shqetësimin veç problemeve me restaurimet dhe dhënien me koncesion të monumenteve edhe për objekte që rrezikojnë të zhduken. që qarkullon se do ti vihet zjarri, janë edhe Sarajet e Toptanëve. Sipas të dhënave pronarët e kanë mbyllur objektin dhe është në degradim e sipër madje sipas pjestarëve të Forumit të Trashëgimisë ai rrezikon të digjet për ti hapur vendin një objekti shumëkatësh. Zërat që qarkullojnë kanë ngjallur shqetësim për humbjen e një objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në qendër të Tiranës.

Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë  një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen  nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara  me dekoracione të ndryshme.

13835721_10153889360109624_178687020_oSarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek.  XIX në trevën e Tiranës.

Banesa dykatëshe, e ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth.

Aktualisht është ngritur shqetësimi për mbylljen e këtij objekti, por ende nuk dihet fati i Sarajeve që kërkojnë restaurim të menjëhershëm pasi Tirana me pak monumente mund të humbë një vlerë tjetër të traditës dhe historisë së saj të shekullit 19-të. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Next Post
Ky është qeni që di vetëm të buzëqeshë (foto)

Ky është qeni që di vetëm të buzëqeshë (foto)

Meta anashkalon Lu dhe Vllahutin: rol vendimtar kishin Kukan dhe Fleckenstein

Meta anashkalon Lu dhe Vllahutin: rol vendimtar kishin Kukan dhe Fleckenstein

Si të përgatisni vetë qofte me banane

Si të përgatisni vetë qofte me banane

TË FUNDIT

  • Të fundit
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni