Shumë sapunë që shikoni nëpër supermarkete, plotë krenari tregojnë në etiketat e tyre se janë antibakterialë. Mirëpo, studime të shumta kanë vërtetuar se sapunët antibakterialë nuk janë më shumë efikas për të luftuar bakteret se sa sapunët normal.
Triclosan është një element përbërës në sapunët antibakterial i cili mund të jetë i dëmshëm edhe për ambientin duke dëmtuar fotosintezën e algave.
Më 2 shtator të vitit 2016, FDA-ja ka vendosur të ndalojë gati 19 produkte përbërëse të këtyre sapunëve. Organizata në fjalë ka shprehur se jo vetëm që këto element nuk i shërbejnë konsumatorit por mund të jenë edhe të rrezikshëm. /tesheshi.com/