Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sapo doli nga katedralja: arrestimi i bujshëm i një kryemafiozi italian

Në arrati prej pesë vitesh: kush është Pasquale Bonavota?

by te Sheshi
28/04/2023
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
Sapo doli nga katedralja: arrestimi i bujshëm i një kryemafiozi italian

Pas gati pesë vitesh në arrati, Pasquale Bonavota, 49 vjeç, kreu i Ndrangheta-s, u arrestua në Itali mëngjesin e djeshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili ishte përfshirë në listën policore të kriminelëve më të rrezikshëm, shkruan CBS.

Bonavota ishte në kërkim që nga nëntori i vitit 2018, pasi i shmangej një urdhri arresti për vrasje dhe lidhje mafioze të lëshuar nga një gjykatës në Kalabri, në Italinë jugore.

Ai u arrestua në qytetin port verior të Genova-s, tha policia italiane.

Mediat lokale raportojnë se kryemafiozi u arrestua kur po dilte nga katedralja e qytetit dhe se kishte me vete një kartë identiteti false.

Bonavota konsiderohet truri i klanit Bonavota të Ndrangheta-s, i cili përfshin dy vëllezërit e tij.

“Selia” e tyre ndodhet në zonën Sant’Onofrio në provincën kalabreze të Vibo Valentia. Klani vepron gjithashtu rreth Romës dhe në rajonet veriore të Piemonte-s dhe Liguria-s, e cila përfshin Genova-n.

Ndrangheta është mafia më e fuqishme dhe më e pasur italiane që kontrollon pjesën më të madhe të kokainës që derdhet në Evropë dhe vepron në më shumë se 40 vende të botës.

Ky klan jo vetëm që është i përfshirë në fushën e trafikut të drogës dhe fajdedhënies, por përdor edhe kompani fiktive si mbulesë për riinvestimin e fitimeve të paligjshme në biznes të ligjshëm.

Bonavota u largua menjëherë pasi një gjykatë më e ulët e dënoi me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në 2014 dhe 2004. Ai u dënua për vrasjen e një anëtari të rangut të ulët të klanit të tij dhe kreut të një klani rival. Ndërsa ishte në arrati, ai dënim u anulua nga një gjykatë apeli në 2021.

Bonavota ishte i dyshuari i fundit i arratisur i përfshirë në çështjen masive “Ndrangheta” që çoi në gjyqin në vitin 2021 të më shumë se 300 mafiozëve dhe ndihmësve të tyre.

Gjyqi është ende në vazhdim. Në aktakuzë, Bonavota përshkruhej si një lider që merrte vendimet më të rëndësishme me bosët e tjerë të lartë të Ndrangheta-s. Në aktakuzë thuhej se Bonavota ishte përgjegjëse për trafikun e drogës dhe lojërat e paligjshme të fatit në zonën e Romës.

Arrestimi i Bonavota-s vjen më pak se tre muaj pasi Edgardo Greco, një i arratisur italian dhe vrasës i dënuar i dyshuar si anëtar i Ndrangheta-s, u arrestua pas më shumë se 16 vitesh në arrati. Interpoli tha në atë kohë se Greco kishte kaluar vite në Francë duke punuar në një piceri.

Në janar, autoritetet italiane arrestuan bosin e mafias siciliane, Matteo Messina Denaro, kreun e Cosa Nostra-s, i cili ishte në arrati për 30 vjet.

Mediat italiane raportuan se Messina Denaro ishte duke marrë trajtim për kancerin e zorrës së trashë në spitalin privat La Maddalena me emrin e rremë “Andrea Buonafede” gjatë vitit të kaluar.

Gjatë arrestimit të kreut të Cosa Nostra-s, njerëzit brohoritën dhe duartrokitën policinë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përshëndeti arrestimin si “një fitore të madhe për vendin që tregon se nuk dorëzohet kurrë para mafies”. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Dramë para Buckingham Palace: kali mbretëror i shkul flokët një gruaje

Dramë para Buckingham Palace: kali mbretëror i shkul flokët një gruaje

“Antimiting” në Jerusalem, Izraeli i ndarë më dysh

"Antimiting" në Jerusalem, Izraeli i ndarë më dysh

“Plagosje” e krenarisë ushtarake amerikane mbi Alaskë

“Plagosje” e krenarisë ushtarake amerikane mbi Alaskë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni