Klubi brazilian Santos, ka paraqitur para organeve të FIFA-s një kerkesë për pezullimin e ish-futbollistit të tyre, Neymar, pasi ndihen të mashtruar nga klubi katalanas, Barcelona në lidhje me shifrën e marrëveshjes.
Sipas gazetës braziliane “O Globo”, Neymar ka thyer çdo detaj të marrëveshjes me klubin e tij Santos për të përmbyllur kalimin e tij tek Barcelona. Tani klubi i Santosit ka kërkuar nga organet e FIFA-s, për ta pezulluar futbollistin për gjashtë muaj.
Për Santos, ky është një rast i shkeljes së nenit 17-të të rregullores së transferimeve të lojtarëve të FIFA-s, pasi shuma për të cilën është transferuar Neymar është shumë më e ulët se sa ajo që ka paguar Barcelona. Ky nen parashikon kompensimin financiar për klubin e dëmtuar dhe një dënim sportiv për lojtarin që mund të shkojnë nga katër deri në gjashtë muaj, varësisht fakteve të ofruara. /tesheshi.com/