Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sanksionet, eksperti britanik: Cila do qe hakmarrja ekonomike e Putinit

Sipas John Lough, një luftë e gjatë s’është në interesin rus

by te Sheshi
05/03/2022
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Sanksionet, eksperti britanik: Cila do qe hakmarrja ekonomike e Putinit

Në luftën kundër Ukrainës, Putini dëshiron të arrijë tre qëllime në një mënyrë të shpejtë dhe vendimtare: të përmbysë qeverinë e zgjedhur ukrainase dhe të emërojë një tjetër pro-ruse, pastaj ta detyrojë Ukrainën të heqë dorë nga kërkesat e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe të pengojë anëtarësimin e saj në Bashkimi Europian.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po zhvillohet në një drejtim që shumë vëzhgues dhe analistë nuk e prisnin, dhe situata është bërë aq e rrezikshme sa është e vështirë të parashikohet rezultati i saj.

Bota pret reagime nga Moska apo kryeqytetet perëndimore dhe pyet: a do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm dhe a do të ketë vend për negociata dhe përfundim të luftës?

John Lough, kreun e projektit kërkimor Rusi-Euroazi në Institutin Chatham House në Londër, zbulon arsyet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe gabimet e bëra nga ekipi ushtarak i Presidentit Vladimir Putin përpara nisjes së operacionit.

Ai foli edhe për pritshmëritë e tij lidhur me fatin e kësaj lufte dhe ndikimin e saj në botë.

A priste Rusia që lufta të zgjaste kaq gjatë?

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ruse nënvlerësoi gatishmërinë luftarake të forcave të saj dhe nuk e kreu mobilizimin në mënyrë adekuate, siç dëshmohet nga fazat e luftës dhe detajet e ngjarjeve të përditshme. Ata hasën në një mbrojtje të guximshme dhe të vendosur ukrainase që deri më tani ka arritur të pengojë planet ushtarake ruse.

Qëllimi i Rusisë, kur deklaroi se po tërhiqte një pjesë të forcave të saj nga kufiri ukrainas para pushtimit, ishte të provokonte një gjendje relaksi në mbrojtjen e ushtrisë ukrainase dhe më pas të zbatonte taktikat e “luftës rrufe”. Por kjo taktikë nuk ka treguar sukses për momentin pasi po lufta zgjat gjithnjë e më shumë. Kjo do të thotë se ushtria ruse do të duhet të përdorë plane të tjera që kërkojnë të sjellë më shumë ushtarë dhe të bombardojë qytete të mëdha, në një përpjekje për të thyer vullnetin e treguar nga ushtria ukrainase. Kjo ushtri vazhdon të luftojë në fronte të shumta dhe vazhdon të ruajë bazën dhe komandën e saj mbi operacionet.

Gjithashtu, përdorimi nga Rusia i bombardimeve intensive dhe me shumë trupa në terren do të nënkuptojë më shumë vdekje mes civilëve dhe kjo do të thotë domosdoshmërisht më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Cili është qëllimi kryesor i Putinit në këtë luftë?

Putini kishte tre synime në këtë luftë, të cilat ai donte t’i arrinte shpejt dhe me vendosmëri: të përmbyste qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të emëronte një qeveri tjetër pro-ruse, pastaj të detyronte Ukrainën të heqë dorë nga kërkesat e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe pengimi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Për mendimin tim, qëllimi kryesor i këtij operacioni është t’i heqë Ukrainës pavarësinë dhe sovranitetin e saj, në mënyrë që të bëhet një shtet vasal i Moskës pa asnjë autonomi.

Si e vlerësoni reagimin perëndimor, qoftë europian apo amerikan?

Perëndimi përgjithësisht u zgjua vonë dhe nuk veproi në kohën e duhur për të qenë vendimtar dhe serioz. Sikur të kishte marrë masat e nevojshme përpara fillimit të luftës, me siguri do ta kishte bërë Moskën të mendohej dy herë përpara një sulmi ushtarak.

Por tani, pas të gjitha sanksioneve të miratuara nga vendet perëndimore në të gjitha fushat, mendoj se ato janë të mjaftueshme për të gjunjëzuar ekonominë ruse për shkak të humbjeve që ajo tashmë po pëson dhe që do të ketë në ditët në vijim, me Perëndimin që kërcënon me sanksione shtesë.

A janë vërtet sanksionet perëndimore në gjendje ta frenojnë Rusinë?

Unë mendoj se sanksionet aktuale nuk do të rezultojnë efektive nëse nuk vazhdojnë, apo që të bëhen  edhe më serioze. Atëherë mund të pyesim: këto sanksione jo vetëm që do ta ndalin luftën, por edhe do ta detyrojnë regjimin rus të ndryshojë sjelljen dhe kursin e tij politik në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme?

Unë besoj se nëse lufta zgjat dhe efektet e sanksioneve fillojnë të lënë gjurmë në ekonominë ruse dhe në jetën e përditshme të qytetarëve rusë, lidershipi dhe legjitimiteti i Putinit do të vihen në pikëpyetje.

Mendoni se Putini e nënvlerësoi reagimin e Perëndimit dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara dhe se nuk i priste të gjitha këto sanksione?

Po, kjo është disi e vërtetë. Vlerësimet ruse duket se kanë ecur në një drejtim tjetër, veçanërisht nëse shohim deklaratat amerikane dhe evropiane para fillimit të luftës, të cilat tregonin se reagimi do të ishte më i dobët.

Megjithatë, nga ana tjetër, Rusia do të marrë kundërmasa, veçanërisht në sektorin e energjisë, të cilat mund të vështirësojnë jetën në disa vende evropiane. Sidomos nëse Putin vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë. Ka vende që mbështeten te gazi rus për të siguruar gjysmën e nevojave të tyre dhe më shumë. Ndërprerja e furnizimit me këtë burim energjie do të shkaktonte një krizë reale energjetike në disa vende evropiane.

Cilat janë pasojat ekonomike dhe politike të luftës në Rusi?

Me sa duket, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese dhe katastrofike dhe kjo mund të nuhatet që tani. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Negociatori ukrainas rezulton spiun?

Negociatori ukrainas rezulton spiun?

Ukrainasit: Rob, piloti që bombardonte në Siri, e pret Haga

Ukrainasit: Rob, piloti që bombardonte në Siri, e pret Haga

Tubimi në Ukrainë: Gati të luftojmë për atdhe!

Tubimi në Ukrainë: Gati të luftojmë për atdhe!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni