Sipas raporteve që janë shfaqur në publik, Samsung në tremujorin e tretë të këtij viti, do të mund të prodhojë 100.000 telefona që palosen.
Ka mundësi që modeli i ri i gjigandit telefonik të Koresë së Jugut të duket njëjtë si koncepti i cili u shfaq në vitin 2014.
Telefonat fleksibël janë më afër konsumatorëve, se sa që shumë prej njerëzve kanë menduar. Samsung që nga viti 2008 është duke eksperimentuar me ekranet fleksibël OLED, por së shpejti do të kemi mundësi të shohim për herë të parë frytet e para të kësaj pune.
Edhe pse “Korea Herald” është mjaft i sigurt se Samsung do të prezantojë pajisjen e tij të re gjatë këtij viti, ekziston ende mundësia që kjo teknologji të shtyhet, në qoftë se nuk është i gatshëm për të hyrë në prodhim të rregullt.
Përveç Samsung, në një koncept të ngjashëm po punon edhe LG, e cila për tremujorin e katërt të këtij viti gjithashtu planifikon të prodhojë 100.000 telefona fleksibël./tesheshi.com/