Zyrtarët e lartë evropianë, të shqetësuar për rritjen e ndikimit kinez dhe rus në Ballkan, akuzuan Francën të premten për bërjen e një “gabimi historik” duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Presidenti Macron mbrojti vendimin e tij duke argumentuar se nuk ishte koha e duhur për t’u bashkuar me anëtarët e rinj.
“Ne nuk jemi në ritmin e duhur”, tha ai.
Ai tha se bllokut i duhen 20 vjet për t’iu përgjigjur krizës së vitit 2008 duke krijuar një sistem të fortë bankar.
“Kërkoj falje që jo gjithmonë i nënshtrohem tiranisë së shumicës. Përpiqem të bëj atë që besoj se është e drejtë në nivelet politike dhe strategjike”, tha Macron.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi Shkupin dhe Tiranën që pësuan një “transformim të thellë me shumë guxim”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson se liderët evropianë do të rishqyrtojnë çështjen në samitin e vitit të ardhshëm gjatë presidencës së Kroacisë së BE.
Pasi Shkupi përfundoi mosmarrëveshjen e saj për emrin me Greqinë dhe Maqedonia ranë dakord të riemërtohet në Maqedoninë Veriore, Merkel i kërkoi Parisit të paktën ta lejojë atë që të fillojë negociatat e pranimit.
“Kur premtojmë diçka dhe vendosim disa kritere, atëherë Evropa duhet të jetë e parashikueshme. Unë mendoj se është në interesin tonë t’i lidhim këto vende me BE. Nëse e shikoni hartën, mund të shihni se sa e rëndësishme është kjo”, tha Merkel.
Zaev: Kina dhe Rusia do të mbushin vakumin
Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, në Bruksel ka paralajmëruar se Kina dhe Rusia do të “mbushin vakumin” e lënë nga evropianët dhe u ka kërkuar udhëheqësve evropianë që “të mos lejojnë që yjet e ndritshëm të zbehen” nga flamuri i BE-së.
Ndër reagimet e shumta, qe ai Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se vendimi francez ishte një “gabim historik”.
“Ne duhet të kishim filluar negociatat e anëtarësimit. Unë jam shumë i zhgënjyer”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, gjithashtu shprehet i penduar për “gabimin” e bërë.
“Nuk kam dyshim se një ditë do të bëheni anëtare e plotë e BE”, shtoi Tusk, duke i thënë Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore të mos hiqnin dorë sepse ata kishin përmbushur detyrat e tyre, por Brukseli nuk e bëri. /tesheshi.com/