Drejtuesit e rinj të BE-së nisin një samit në Bruksel, në të cilin do të diskutojnë ndryshimin e klimës, politikën e jashtme dhe ekonomike, si dhe Brexit.
Ky samit do të bashkojë kreët BE-së dhe qeveritë brenda dy ditëve të ardhshme.
Do të jetë samiti i parë i organizuar nga udhëheqja e re e Bashkimit Evropian, e cili mori detyrën në fillim të këtij muaji.
Samiti do të kryesohet nga Charles Michel, President i Këshillit Evropian, dhe do të drejtohet nga Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Samiti do të hapet me një prezantim nga Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli, pas së cilës pjesëmarrësit do të diskutojnë të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe sfidat gjatë rrugës.
Në një nga seancat samitit, udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë parashikimet afatgjata buxhetore të organizatës.
Procesi i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE dhe reflektimi i tij në buxhetin e Unionit do të jetë gjithashtu një temë e rëndësishme në samit.
Në temat e politikës së jashtme, liderët e BE-së do të diskutojnë për krizën në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë, punën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Memorandumin Turko-Libian të nënshkruar së fundmi për demarkacionin në Detin Mesdhe.
Ky memorandum përbën një kokëçarje të re për gjeopolitikat e Perëndimit në Lindje, pasi i jep Turqisë fuqi dominuese në ujrat e Mesdheut. /tesheshi.com/