Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Samiti: Europa, “rënie në dashuri” me botën arabe

Martesa gjeopolitike BE-Gji, si partneritet strategjik për shekullin e 21-të

by te Sheshi
17/10/2024
in Gjeopolitikë, Kryesore, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Samiti: Europa, “rënie në dashuri” me botën arabe
101
SHARES

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se samiti i parë i liderëve të BE-së dhe vendeve të Gjirit u dërgon një mesazh të fortë qytetarëve të tyre dhe botës se BE-ja dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Arab (GCC) janë gati për të ndërtuar një partneritet strategjik të përshtatshëm për shekullin e 21-të.

“Dhe ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale,” tha Michel, duke folur në hapjen e samitit.

Ai vlerësoi se konteksti aktual gjeopolitik është jashtëzakonisht i vështirë dhe “kërkon shumë guxim dhe qartësi” dhe nënvizoi se është absolutisht i bindur “se ne, në Evropë dhe në Gjirin Persik, ndajmë një dëshirë të vërtetë për të punuar shumë më tepër së bashku dhe për të ndërtuar ura bashkwpunimi”.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se stabiliteti global kërcënohet sot nga “situata dramatike në Lindjen e Mesme”, lufta në Ukrainë dhe “situata tragjike në Sudan”.

“Këto kriza kanë shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore. Prandaj, ne duhet të veprojmë më me vendosmëri dhe, edhe një herë, të ndryshojmë rrjedhën e historisë”, tha Michel dhe shtoi se “së bashku mund të bëjmë më shumë për të promovuar stabilitetin, përparimin dhe solidaritetin në rajonet tona dhe në mbarë botën”.

Një kapitull i ri dhe ambicioz

Ai vlerësoi se ky samit hap “një kapitull të ri dhe më ambicioz në bashkëpunimin tonë” dhe shprehu shpresën se do të jetë i pari nga shumë takime mes rajonit në nivel liderësh.

“Ne ndajmë një qëllim të përbashkët, promovimin e rritjes dhe krijimin e prosperitetit më të madh për qytetarët tanë. Ne mund ta bëjmë këtë përmes investimeve dhe tregtisë së qëndrueshme dhe duke punuar së bashku në dy tranzicionet më të mëdha të kohës sonë: revolucionin dixhital dhe inteligjencën artificiale dhe transformimin e gjelbër”, tha Michel.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e “lidhjes më të mirë të rajoneve tona, ekonomive tona dhe njerëzve tanë”.

“Ne gjithashtu ndajmë një përgjegjësi të përbashkët për të mbrojtur rendin ndërkombëtar bazuar në rregullat dhe Kartën e OKB-së. Si organizata rajonale, ne kemi një rol kyç në zgjidhjen e konflikteve, adresimin e ndryshimeve klimatike, forcimin e multilateralizmit dhe të drejtave të njeriut”, tha Michel.

E ardhmja e dy rajoneve të lidhura

Ai gjithashtu deklaroi se e ardhmja e dy rajoneve është e lidhur fort dhe shtoi se gjatë samitit do të diskutohet se çfarë i bashkon dhe ku mund të bëjnë më shumë për të ndërtuar një agjendë pozitive për të ardhmen “që çon në përfitime më konkrete për qytetarët tanë dhe për të ardhmen dhe zhvillon një udhërrëfyes për bashkëpunimin tonë të ardhshëm”.

Në samitin e BE-së dhe gjashtë vendeve të Gjirit po merr pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila në rrjetin social X shkroi se ky është “një samit historik, i pari në marrëdhëniet mes BE-së dhe vendeve  të Gjirit, e cili vjen në një moment vendimtar”.

“Në kohë konflikti dhe sfidash klimatike, Evropa do të jetë gjithmonë një partner për paqen dhe përparimin ekonomik”, tha ajo.

Në Bruksel mbahet samiti i parë i liderëve të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të vendeve arabe të Gjirit(GCC), i cili bashkë-kryesohet nga Michel dhe emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Siç thuhet në deklaratën e Këshillit të BE-së, ky samit paraqet një mundësi për BE-në që të zhvillojë një partneritet më të ngushtë me GCC dhe shtetet e tij anëtare, përkatësisht Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Arabinë Saudite, Omanin, Katarin dhe Kuvajtin. “të cilët janë partnerë gjeostrategjikë në kohë rrethanash sfiduese gjeopolitike”.

Bashkëpunim i mëtejshëm

Temat kryesore për diskutim janë bashkëpunimi i mëtejshëm për sfidat kryesore të përbashkëta globale, bashkëpunimi ekonomik, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, energjinë, qëndrueshmërinë dhe çështjet klimatike, lidhjen, kontaktet mes njerëzve, logon dhe marrëdhëniet BE-GCC.

Kryeministri belg Alexander De Croo u tha gazetarëve, pas mbërritjes në samit, se marrëdhëniet ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Gjirit duhet të forcohen dhe se, kur bëhet fjalë për gjeopolitikën, nevojitet dialog për shumë tema, përfshirë Lindjen e Mesme dhe konflikte të tjera në botë.

“Ne jemi partnerë në shumë tema dhe jemi partnerë me interesa të përafërta”, tha ai dhe shprehu shpresën se bisedimet do të ndihmojnë në arritjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme, lirimin e pengjeve dhe ndalimin e përshkallëzimit “siç kemi parë në javët e kaluara”.

Samiti BE-Gjerri në Bruksel vjen një ditë para fillimit të samitit të liderëve të BE-së, gjatë të cilit ata do të diskutojnë Lindjen e Mesme, Ukrainën, konkurrencën, migracionin dhe punët e jashtme. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
Ajo që synohet të lejohet në Shqipëri, “krim universal” në Itali

Ajo që synohet të lejohet në Shqipëri, “krim universal” në Itali

NASA, tre milion dollarë për atë që zgjidh këtë problem në Hënë…

NASA, tre milion dollarë për atë që zgjidh këtë problem në Hënë...

Ronaldo, ky njësh financiar

Ronaldo, ky njësh financiar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni