Sot pritet të mos ketë më pikëyetje se cili do të jetë njeriu që do ta udhëheqë në vazhdim përfaqësuesen e Anglisë pas dorëheqjes së Roy Hodgson-it një muaj më parë. Humbja e papritur ndaj Islandës dhe eliminimi në Euro 2016-tën do ta trondisnin kombëtaren angleze, që prej javësh është pa trajner.
BBC-ja njofton se sot do të konfirmohet zgjedhja e Sam Allardyce-it si trajneri i ri i Anglisë.
Allardyce drejton aktualisht Sandërlendin, dhe do detyrohet ta lërë atë pas nëntë muajsh. Steve Bruce ka qenë gjithashtu një kandidat i mundshëm, por duket se federata angleze ka vendosur për Allardyce-in.
E vetmja çështje e mbetur pezull akoma është dëmshpërblimi për Sandërlendin, pasi Allardyce ka ende një vit në kontratë me klubin.
Prova e tij e parë serioze në krye të përfaqësueses angleze do të jetë më 4 shtator, në takimin ndaj Sllovakisë, të vlefshëm për kualifikueset e botërorit të pas dy viteve. /tesheshi.com/