Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini tha se politikat e tij kundër emigrantëve po fitonin gjithnjë e më shumë mbështetje në Bashkimin Evropian dhe i bëri thirrje presidentit francez Emanuel Macron që të ndalonte “fyerjen” e tij.
Ai tha gjithashtu se Italia nuk do të konsiderohet më si një kamp për emigrantët.
Ai shtoi se qeveria e tij katër muaj më parë quhej raciste, populiste dhe jo-politike, por se “tani është modeli italian i mbajtjes së migrimeve dhe mbylljes së porteve kur ai domosdoshmërisht u bë popullor”, raportoi AP.
Udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë LEGA, e bëri këtë deklaratë në Lion, gjatë një takimi të ministrave të Brendshëm të gjashtë shteteve më të mëdha anëtare të Bashkimit Evropian.
Temat e takimit dy-ditor ishin emigracioni dhe lufta kundër terrorizmit.
“Unë nuk e kuptoj pse unë Macron akuzon për racizëm dhe egoizëm, sepse të gjithë ministrat e pranishëm ranë dakord që emigrantët ekonomikë të mund të merren në Evropë”, u tha ai gazetarëve. /tesheshi.com/