Përbërësit:
Makarona të shkurtra të llojit që pëlqeni
Karota
Selino
Hot dog
Kunguj
Rrepë të bardhë
Djathë të bardhë
Vaj ulliri
kripë, piper
limon
Përgatitja: Ndërsa keni vënë makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë, prisni të gjitha perimet dhe kaurdisini pak në një tigan që nuk ngjit me vaj ulliri, limon, kripë e piper. Mos i zieni pasi mjafton të zbuten pak e të mos u prishet forma, por të qëndrojnë relativisht të forta.
Rrepat nuk është nevoja t’i kaurdisni. Mjafton t’i prisni hollë ashtu siç duhet të bëni edhe me perimet e tjera. Kur të keni kulluar makaronat, bashkojini të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe përziejini mirë. Sallata mund të shërbehet e ftohtë. /tesheshi.com/