Lojtarët muslimanë të Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të agjërojnë edhe në ditën e finales së madhe të Champions, njoftuan mediat britanike të enjten.
Atyre, iftari, vakti kur ndëpritet agjërimi, u bie ta konsumojnë 30 minuta para nisjes së lojës. Kjo do të thotë që dyshja e sulmit liverpulas, në përballjen e tyre kundër Real Madridit do të kenë vetëm gjysmë ore për t’u hidratuar dhe rimbushur me energji pas agjërimit 17-orësh.
Sipas njoftimeve, Salah, i cili me vendosmëri hodhi poshtë prishjes atë ditë të agjërimit, beson se ai, agjërimi atë ditë, nuk do ta ndikojë në formën e tij sportive. /tesheshi.com/