Pesëmbëdhjetë fëmijëve të fshatit Atuler, Kina perëndimore, iu duhet të zbresin një faqe shkëmbore mali prej 800 metrash për të shkuar në shkollë dhe më pas i duhet ta ngjisin atë sërish, për t’u kthyer në fshatin e tyre.
Pamje të tilla zor se kanë nevojë për koment, pasi ngjitje apo zbritje e tillë është sfiduese edhe për alpinistët më ekspertët. Fëmijëve i duhen 2 orë e gjysmë që t’i zbresin shkallët e sajuara nga banorët e zonës dhe jashtëzakonisht më shumë nëse i duhet që t’i ngjisin ato.
Mediat kineze bëjnë me dije se shumë njerëz kanë humbur jetën gjatë këtij udhëtimi, pasi shkallët e frikshme përdoren edhe nga banorët e tjerë të fshatit./tesheshi.com/