Ish-kreu demokrat Lulzim Basha, mbetur prej dy ditësh pa parti, pa PD-në e tij, pasi Apeli vendosi që vula t’i shkojë gjysmës tjetër, asaj berishiste, bëri me dije se do e çojë vulën në recurs gjyqësor.
“Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë, edhe profesionale, dhe juridike, që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Ndaj do bëjmë rekurs”, tha ai.
Ai shfaqi dhe një stoicizëm politik kur tha se “në çdo rast shqiptarët do kenë alternativen e tyre. Ne do hyjmë në zgjedhje”.
“Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën”, shtoi Basha.
Megjithatë, referuar zgjedhjeve më të fundit, atyre lokale vitin e kaluar, Basha me PD-në e tij nuk arriti të marrë si bashki, ndërsa Berisha, me PD-në e vet, arriti të fitonte disa, sado pak përballë afro të gjithave që fitoi Rama. /tesheshi.com/