Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Saga e Gjikajve të futbollit, Mihali: Pse refuzova Torinon dhe Karlsruhen; karriera mu ndërpre për një pështymë!

by te Sheshi
17/09/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 9 mins read
A A
Saga e Gjikajve të futbollit, Mihali: Pse refuzova Torinon dhe Karlsruhen; karriera mu ndërpre për një pështymë!
13
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Padyshim që Mihal Gjika mbetet një ndër legjendat e futbollit shqiptar. Një futbollist me një talent të jashtëzakonshëm, ai do të luante me 2 klube në Shqipëri, me Partizanin, dhe me Elbasanin, skuadrën e tij të zemrës të cilën nuk e braktisi, edhe kur të kuqtë i bënë ofertën e sistemimit në Tiranë, me shtëpi e punë. Në fakt nuk ishte e lehtë për “Laken” siç edhe e njohin të gjithë, që me biografinë që kishte të arrinte të luante futboll, por nga tregimet e vëllezërve Gjika, ka qenë djali i Beqir Ballukut, Ladi edhe ky futbollist tek Partizani i cili tek shihte talentin e jashtëzakonshëm të shokut të tij të skuadrës, ndikoi që ai të luante me Partizanin. Mihal Gjika do të vazhdonte një karrierë të gjatë në fushën e futbollit, ku do të luante në rreth 25 ndeshje të formacionit bazë të kombëtares, gjithnjë ndër më të mirët në fushë, duke lënë të habitur edhe përfaqësuesit e klubeve më të mëdha të asaj kohe në botë.

14273464_1107311482638591_715326342_o

Ndër këto oferta veçohen ato të një ndër klubeve më të suksesshme të kohës në Itali dhe në botë në vitin 1969, FC Torino, përfaqësuesit e të cilit i kërkuan Mihal Gjikës, të mrekulluar nga ky lojtar, të nënshkruante një kontratë që mund të cilësohej si e jashtëzakonshme. Në vitin 1971 do të jenë përfaqësuesit e klubit të Karlsruhes, në Gjermaninë Perëndimore që do të bënin ofertën e radhës për Laken, por ai gjithnjë mendonte për familjen dhe të afërmit e tij në Shqipëri. Mjeshtër i Madh i Sportit, Mihal Gjika do të mbahet mend, si një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave. Për vitet e arta, ndodhitë dhe kombëtaren, Mihali flet për tesheshi.com

 

Mihal, ju keni prekur majat e futbollit shqiptar të viteve 70′ duke marrë oferta nga të huajt. Pse nuk pranuat?

Kam luajtur 9 ndeshje zyrtare me Kombëtare, dy prej të cilave olimpike. Në një ndeshje me Torinon në Itali kur isha ende ushtar 21 vjeç. Atje më thanë: “Ja ku e ke vendin bosh, çfarë do të bësh në Shqipëri”. Sigurisht që nuk mund të rrija. “Unë jam ushtar- i thashë. “Quhet tradhti kombëtare dhe kushedi çfarë pasojash do të kishte familja ime këtu”. Kështu që nuk qëndrova. Nëse do të qëndroja edhe pas ofertës që më bënë pak kohë më vonë në Gjermani, sistemi do të hakmerrej tek vëllezërit dhe familja ime. Nuk mund ta kaloja këtë gjë dhe u ktheva.

14329195_1107311352638604_1293359074_o

Keni luajtur përballë emrave legjendarë të futbollit. Me cilët jeni përballur në ndeshjet ndërkombëtare?

Ata vinin në kushte të tjera. Ishin futbollistë profesionistë të mirëtrajtuar dhe të mirëpaguar ndërsa ne dhe uniformat i kishim jo dinjitoze. Me gjermano-perëndimorët kam qenë përballë Jul Henkesit, që ishte edhe trajner i Bajernit, më pas me Bekenbauerin, Nekster dhe Ivoks, me të cilin jam përplasur disa herë. Në kushte të tjera luante ai, në të tjera unë. Kam qenë 24 vjeç kur luajta me gjermano-perëndimorët. Kisha shumë emocione në ndeshjen e parë, por më pas më doli frika dhe emocionet duke vazhduar lojën normalisht.

Sa vite karrierë futbollistike keni akumuluar dhe pse vendosët të largoheni shpejt?

Kam luajtur shumë vite në futboll ku 11 vite i kam kaluar me Elbasanin, 3 vite me Partizanin dhe 9 ndeshje zyrtare me kombëtaren. E lashë futbollin prej një situate jo fort pozitive. Në një ndeshje miqësore me rumunët u përplasa me një lojtar dhe më akuzuan sikur e kam pështyrë. Mund të kem bërë ndonjë gjest por asnjëherë këtë gjë. Nga ajo ditë më hoqën dhe nuk më aktivizuan më. Nuk mora asnjë vlerësim, nuk më kërkuan dhe nuk pati asnjë mirënjohje.

14339264_1107309859305420_1461120196_o

Në çfarë gjendje ishte kombëtarja në atë periudhë?

Në atë periudhë ka pasur futbollistë edhe më të mëdhenj se këto të sotmit. Jo se e them për nostalgji, por kushtet ishin zero dhe futbollistët në atë kohë luanin vetëm me zemër. Nuk kishim me çfarë të stërviteshim, rroba jo, fushë jo, trajtim siç duhet jo, kurse sot me këto kushte që luajnë këta është gjynah mos të luash. Mbaj mend një ndeshje me Finlandën ku kemi hyrë në ndeshje vetëm 12 orë pasi mbërritëm. Çfarë rezultatesh mund të presësh ngë një kombëtare e lodhur.

14274563_1107309839305422_1462083775_o (1)

Ka pasur emra të shquar të futbollit shqiptar me të cilët keni luajtur…

Në kohën time kanë qenë Panajot Pano, për të cilin mendoj se është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Po kështu Skënder Halili, qendërmbrojtës, etj. Nuk guxonim as të hidhnim sytë nga  Perëndimi pasi kishim frikë nga hija jonë. Nëse ai brez do kishte treg treçereku do të ishin në ekipet europiane.

Keni pasur përballje sivëllezër në ndonjë ndeshje?

Kur kam luajtur për Partizanin, kam luajtur përballë tim vëllai me Durrësin dhe me Elbasanin. Kemi qenë të tre mbrojtës. Një herë jam përballur me Petritin. Ishte e vështirë të na aktivizonin të tjerë. Edhe të na fusnin në një ekip mendoheshin përpara.

Si ju duket kombëtarja jonë sot?

Kjo është kombëtarja më  e mirë që kemi pasur gjatë 100 vjetëve. U poqën kushtet, por dhe për shkak të  vlerave që  kanë lojtarët, trajneri, presidenti Duka, që kanë sjellë këto rezultate pozitive të cilat duhet t’i çojmë më tej.

Si ju duket sulmuesi Armando Sadiku dhe mendoni se do të dalë Elbasani nga situata ku ka përfunduar?

Jam elbasanas dhe ndjehem shumë mirë që një djalë i yni është në kombëtare dhe na nderon. Më duket punëtor, me shpirt gare dhe Zoti e ndihmoftë që të ecë sa më shpejt. Pa futbollistë cilësorë, futbolli nuk ecën. Duhet të investohet tek ekipet për të pasur rezultate të shpejta. Nuk mund të pritet nga moshat pasi të bësh akademi duhen mbi 10 vjet e sipër. Sa për shitjen e ekipit, derisa nuk jemi të zotë ne, atëherë le t’ia lemë atyre ta ngrenë.

 14329231_1107309895972083_1021734262_o

 

Dhimitër Gjika: “Në lojë nën presionin e biografisë së keqe”

Dhimitër Gjika thotë se edhe karriera sportive e tyre, në futboll nuk ka qenë e lehtë pasi biografia e keqe ishte e pranishme kudo. “Sa herë që do të grumbulloheshim me ekipin kombëtar, gjithnjë unë dhe Mihali kishim një trajtim të veçantë psikologjik”, thotë ai, kur veçmas dy të “njollosurve” në biografi u bëhej e ditur se në rast të ndonjë veprimi të largimit, gjithçka që linin pas në Shqipëri do të goditej me të gjitha metodat më të ashpra të pushtetit.

Karriera futbollistike e tij zgjati më shumë se e vëllezërve, nga viti 1965- 1982. Në karrierën e tij numërohen, mbi 10 takime ndërkombëtare gjithnjë si një lojtar i formacionit bazë. Por prezenca e tij në ekipin e Elbasanit ka qenë gjithnjë e pazëvendësueshme duke u kthyer në një ikonë për tifozerinë. Mita sot është Mjeshtër i Sportit.

 

14284994_1107309805972092_828617293_o

Familja Gjika, pak histori

Miri Gjika lindi në vitin 1901 në Elbasan, ku kaloi një fëmijëri jo të lehtë për shkak se babai i kishte vdekur herët dhe e ëma me sakrifica të mëdha e rriti në kushte të vështira. Ai filloi zanatin e samarxhiut. Në periudhën e luftës së Parë Botërore Miri, ishte pjesë e shoqatës së këtij enti në Elbasan, dhe në një kohë kur sipërmarrja e Mirit të Gjikës filloi të ecte me ritme tepër të shpejta falë aftësisë së tij tepër të madhe, dhe ai nisi edhe të futej në sektorin e ndërtimit, ku ngriti spitalin ushtarak në Krastë dhe kazermat e ushtrisë. Ndërkohë aftësia e tij në treg, i zgjeroi kufijtë edhe jashtë vendit, ku Italia u bë një vend, më të cilin marrëdhëniet e tij tregtare ishin tejet të fuqishme. Në vitin 1943, në kohën e kapitullimit të Italisë, Miri në fakt do të kishte edhe humbje në biznesin e tij. Në këtë periudhë kohë ai fillon dhe blen edhe toka të shumta në qytetin e Elbasanit, ku 6 dynym i merr në lagjen e tij Shën koll, dhe 8 dynym, në Bejlerbej. Por ajo që e dallonte Mirin nga tregtarët, ishte fisnikëria dhe zemërgjerësia e tij ndaj shtresës së varfër. Ishin të shumtë ata që në mungesë të të ardhurave i drejtoheshin, dyqanit të tij dhe asnjëherë nuk dilnin prej andej me duart bosh.

 

Mbërritja e komunizmit

Ardhja e sistemit komunist në Shqipëri do të ishte tepër fatale jo vetëm për vetë Mirin, por për të gjithë familjen e tij të përbërë nga e shoqja Dhoksia, dhe 9 fëmijët, Llazari(Tomorri) Jovani, Mihali, Dhimitri, Petriti, Spiro, Marianthi, Lumnija dhe Donika. Llazari( Tomorri) djali më i madh i shtëpisë i kujton të freskëta ato ditë. “Në vitin 1945 na erdhën komunistët në shtëpi dhe na konfiskuan të gjithë pasuritë që kishim”, tregon ai. Sikur të mos mjaftonte kjo Miri Gjika arrestohet dhe futet në burg së bashku më 7 tregtarë të tjerë ndër më të mëdhenjtë të qytetit të Elbasanit, ku bënin pjesë Spiro Nosi, Gani Bej Bungo, Bizat, Pent, e të tjerë njerëz të respektuar në qytet. Për një vit ai mbahet i burgosur në Elbasan. Llazari (Tomorri) cili shkonte ta vizitonte tregon se ata mbaheshin të burgosur në bodrumin e ndërtesës në një sipërfaqe rreth 20 metra. “Ishte një makth i vërtetë “ shprehet ai. Megjithatë pas një viti Miri Gjika lirohet dhe duke qenë se çdo gjë që ai kishte ndërtuar me mund ia kishte marrë pushteti i ri, rifillon të punojë në zanatin e vjetër atë të samarxhiut. “Ishte 8 nëntori i vitit 1956, kur na erdhën tek vendi ku punoja bashkë me babanë”, tregon Llazari(Tomorri) “Përpara nesh paraqitet majori Gaqo Ligori i shoqëruar nga dy oficerë të tjerë dhe duke iu drejtuar babait, thotë: -Në emër të Prokurorit të Përgjithshëm je i arrestuar! “Përpara se ta çonin në qeli, na kthyen përsëri tek shtëpia, ku bënë një kontroll, duke kthyer gjithçka përmbys dhe teksa diku majori, gjente letrat e pasurive të konfiskuara të babait i kthehet nënës, Dhoksisë dhe i thotë:- Po këto ç’i mbani akoma, apo prisni të shembet pushteti popullor. Majori pasi largohet nga shtëpia duke marrë me vetë babain, nëna e tronditur i merr të gjitha dokumentet e pasurive të sekuestruara dhe i vendos në oxhak duke u vënë zjarrin”. Miri do të dënohej me 5 vjet burg, me akuzën për agjitacion dhe propagandë, por përfiton më pas nga një amnisti me rastin e vizitës së Hrushovit në Tiranë dhe del nga burgu pas 3 vjetësh në vitin në vitin 1959. I lodhur dhe i vrarë shpirtërisht ai rifillon zanatin e tij të vjetër deri sa në vitin 1966 do të ndërronte jetë.


Djemtë Gjika

Miri la pas një familje të madhe me fëmijë, të cilët arritën që me forcën, punën, karakterin e tyre të hekurt dhe me këmbënguljen e madhe të hynin edhe ata në zemrat e qytetarëve të Elbasanit, këtë herë në një tjetër fushë, në atë të sportit.

14315754_1107310215972051_283187920_o

Në fakt është një ndër rastet e rralla si ajo e familjes Gjika ku të gjithë vëllezërit dhe motrat, janë marrë me sport. Llazari(Tomorri) vëllai më i madh, ka qenë futbollist në vitet 1952-‘54, me ekipin e asaj kohe Spartakun. Jovani gjithashtu ka qenë futbollist me Labinotin. Ndërkohë natyrisht më të spikaturit ndër vëllezërit, në fushën e sportit kanë qenë Mihali, Dhimitri dhe Petriti, të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve të futbollit të Elbasanit dhe Lakja edhe me Partizanin, ndërkohë që “Titi”, karrierën e tij më të gjerë futbollistike e vazhdoi me Lokomotivën e Durrësit. Mbasi përfundoi detyrimin ushtarak Titi u bë pjesë e ekipit të Labinotit. Madje në një ndër rastet e rralla që mund të kenë ndodhur në fushën e futbollit, në ndeshjen e luajtur për kupën e Republikës, mes Elbasanit dhe Partizanit, në vitin 1974 në fushën e lojës kanë qenë të pranishëm 3 vëllezërit e familjes Gjika, ku rezultati i lojës ishte 2-0 për Elbasanin. Një meritë tejet të mëdha në karrierën e tyre futbollistike, vëllezërit Gjika shprehen se ka edhe trajnerët e shquar, Shefqet Lamçja(Lala), Fadil Kovaçi, Agron Stringa, por edhe vëllai i vogël i familjes Gjika, Spiro ( Pila), ka qenë një futbollist tejet i talentuar, si sulmues në ekipin e të rinjve, me trajnerin e palodhur Shefqet Lamçja. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

14/05/2025
Next Post
Tani testin e ADN-së mund ta bëni edhe në kushtet e shtëpisë

Tani testin e ADN-së mund ta bëni edhe në kushtet e shtëpisë

Granit Xhaka shënon të parin gol me Arsenalin…dhe çfarë goli! (video)

Granit Xhaka shënon të parin gol me Arsenalin...dhe çfarë goli! (video)

Dinamikë e re në konfliktin sirian: forcat speciale amerikane angazhohen në krah të trupave turke

Dinamikë e re në konfliktin sirian: forcat speciale amerikane angazhohen në krah të trupave turke

TË FUNDIT

  • Të fundit

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.