Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar më shumë autonomi për kryeqytetin britanik, pas votimit për dalje nga BE-ja.
Deklarata e tij vjen pasi një peticioni me 175 mijë nënshkrime për ta bërë Londrën një qytet-shtet të pavarur, pasi aty u votua pro qëndrimit në Union.
Por Khan, pasi e hodhi poshtë një kërkesë të tillë, i tha një audience me liderët e biznesit të Londrës se qyteti duhet ta marrë përsëri kontrollin.
“Në emër të londinezëve, unë po kërkoj më shumë autonomi për kryeqytetin. Më shumë autonomi për të mbrojtur ekonominë e Londrës nga paqartësitë që po e presin, për të mbrojtur bizneset nga gjitha bota që bëjnë tregti këtu, që të mbrojmë punët tona, pasurinë tonë dhe prosperitetin tonë.
Nëse ne do të kemi sukses, do të ketë sukses gjithë vendi, dhe e kundërta nëse ne shembemi, shembet i gjithë vendi”, ka thënë Khan.
Mediat njoftojnë se Londra do të kërkojë që vetë të caktojë tatimet, të ketë ndikim më të madh në ekonominë lokale, në çështjet e urbanizmit, transportit, kujdesit shëndetësor, sigurisë dhe gjyqësisë. /tesheshi.com/