Sulmuesi senegalez Sadio Mane fitoi titullin e futbollistit më të mirë afrikan për herë të dytë në karrierën e tij.
Lojtari i ri i Bayern Munich-ut e fitoi këtë çmim për herë të parë tre vjet më parë, të cilin e fitoi para së gjithash me paraqitjet e tij në fanellën e Liverpool-it.
Në fillim të shkurtit ai fitoi edhe titullin e kampionit kontinental me Senegalin, i pari në historinë e atij vendi dhe ishte Mane ai që shënoi penalltinë e fundit në serinë e penalltive në ndeshjen finale kundër Egjiptit, kujton Reuters.
Gjithashtu, me Senegalin, Mane u kualifikua në Botërorin që do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij viti.
Vendi i dytë në përzgjedhje shkoi për sulmuesin egjiptian Mohamed Salah nga Liverpool dhe i treti për portierin senegalez Edouard Mendy nga Chelsea. /tesheshi.com/