Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sa reale ishte gara për drejtorët e spitaleve dhe a u zgjodhën më të mirët?

by te Sheshi
23/11/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Sa reale ishte gara për drejtorët e spitaleve dhe a u zgjodhën më të mirët?

Nga Ylli Pata

Konkurset e zhvilluar për drejtoret e spitaleve në të gjithë vendin kanë shkaktuar polemika të forta. Që në fakt është një gjë normale, jo vetëm për një vend si Shqipëria, ku kompeticioni ka një reputacion minimal, por kudo do të kishte kontestime e polemika.

Por për tu “mbyllur gojën” virtualisht kontestuesve, në raste të tilla përdoren standarte të larta, të cilat lënë shteg fare pak për kundërshtime, që edhe nëse ndodhin nuk do të kenë mbështetje. Shkurt janë vënë më të mirët(e mundshëm) dhe çdo polemikë do të squllet direkt sa të nisë.

Por ç’ka ndodhur?

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një përfundim testimi me pikë për kandidatët për drejtorë spitalesh, ku renditen si “rastësisht” të parët, kandidatët e preferuar nga kreu i Ministrisë.

E kjo ka hapur polemika, pasi njerëzit që janë skualifikuar pretendojnë se kanë vërtetë kredite më të mëdha sesa ata që janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë hapur polemika për emërimin e drejtorit të Spitalit të Shkodrës dhe Peshkopisë, ndërkohë që priten që këto ditë të ketë edhe debat për emërimet e tjera.

Po sa afër reales janë emërimet e reja?

Këtu ka një fushë të gjerë subjektivizimi dhe që është hapur edhe më shumë me renditjen që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

Në naternitetin “Koço Gliozheni”, kandidatja e renditur e para ka vetëm një pikë më shumë se kandidati i renditur i dyti. Ku e fitoi këtë pikë? A është kjo pikë përcaktuese?

Dhe polemikat vazhdojnë e vazhdojnë.

Konkursi në këtë rast, më shumë sesa të ndihmojë e të bashkojë, ka përplasur dhe ndarë. Për shembull, për kandidatin e renditur i pari në Shkodër, gazetari  Elvis Nabolli ironizon me CV-në e kandidatit fitues për drejtor Spitali, i cili ka qenë një administrator i një subjekti blektoral.

A mund të emërohet drejtor Spitali një drejtues i një kompleksi blektoral? Pse jo? Megjithatë kjo është në suazat e subjektives, e përplasjes së argumenteve dhe kundërargumenteve.

Polemikat në këtë rast do të vazhdojnë e jo mbyllen .

Enelejd Joti, një emër mjaft i njohur në Tiranë si ish-administrator i një kompanie lider si Top Channel, është kualifikuar sërish si më i kuotuari për drejtor i QSUT-së. A i përmbush kushtet Keli i Topit për këtë post? Kush e njeh Kelin, thotë që është serioz dhe administrator me standarde. Kritikët thonë se ai mund të jetë administrator i mirë, por nuk e njeh shëndetësinë.

Dhe hapësira ushqehet me polemika dhe teori konspirative.

Në garën e Peshkopisë, fitoi Spartak Kurtaga, ish-administrator i OSHE-së dhe i qendrës kurative të Llixhave. Kritikët e tij thonë se ai fitoi vetëm si pasojë e përkrahjes politike. Pasi sipas tyre, Artan Murati, i renditur i dyti dhe mjek me profesion e meritonte këtë post.

Kush e ndan fillin e së drejtës?

Në këtë rast mund të themi se këtë fill e ndan vetëm ekselenca. Pra nëse në krye të një spitali do të emërohej më i miri nga të gjithë. Dhe kjo s’ka pse të bëhet me konkurs. Sepse çdo i tillë nuk do të ishte i barabartë.

Si mund të konkurojë më i miri me të tjerët që nuk janë në një nivel me të? Sepse në fund të fundit, si fitues të këtij konkursi për drejtorë spitalësh kanë dalë ata që preferoheshin paraprakisht nga ministri.

Ka dy rrugë: ose ajo që ka ndodhur në diktaturë, pra që drejtor spitali vihej një nga më të mirët, ose mund të emërohet një menaxher që ministria mendon se do të zbatojë politikën e saj.

Dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Fare! Në fund të fundit, drejtori është një nëpunës i lartë dhe mund të mos jetë një mjek apo shkencëtar niveli.

Po përse shitet sikur ka kompeticion? Ndoshta edhe ka pasur, edhe këtu duhet shumë të dhëna që ta analizohet konkursi në vetëvete, pyetjet, përgjigjet, metologjia, etj., etj.

Megjithatë, në fund të gjitha kanë pak rëndësi. Dy janë përgjigjet: ose fiton mjeku më i mirë ose menaxheri më bindës.

Mjeku më i mirë s’ka nevojë për konkurs, pasi ka përvojën si jetëshkrim, ndërsa menaxheri më i mirë duhet të ketë besimin nga drejtuesit për të krijuar këtë bindje. Këtu konkursi është dukshëm subjektiv.

Spitalet janë institucione publike, por në radhë të parë shtetërore dhe drejtuesi i tyre më shumë se më “i miri i krejtve” merret si “më i besuari i shefave”.

Sërish edhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por shitja si garë vret pak keq…/tesheshi.com/

Related Posts

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë
Sociale & Shoqëri

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës
Gjeopolitikë

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Next Post
Saimir Tahiri, në gojën e një ambasadori amerikan: po, i implikuar me trafikantë droge

Saimir Tahiri, në gojën e një ambasadori amerikan: po, i implikuar me trafikantë droge

Studimi: sa më shumë të gatuajmë, aq më shumë do kufizojmë ngrohjen globale

Studimi: sa më shumë të gatuajmë, aq më shumë do kufizojmë ngrohjen globale

Abelard Tahiri, njeriu i Thaçit që takoi i pari kryetaren e Speciales: kush është dhe ç’mesazh i përcolli Trendafilovas

Abelard Tahiri, njeriu i Thaçit që takoi i pari kryetaren e Speciales: kush është dhe ç’mesazh i përcolli Trendafilovas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

08/07/2025
Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

Ky vend ku luan dhe Ronaldo, me një ftesë joshëse për këdo të aftë në botë

08/07/2025
Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

Dy mjeranë që duan të bëjnë Zotin në tokë, sërish me idenë e tyre tronditëse ndaj Gazës

08/07/2025
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni