Përgjithësisht, ne, banorët e Ballkanit nuk është se jemi shumë të dhënë pas lojës së golfit, për të mos thënë që ka persona të cilët nuk e njohin thuajse fare si lojë dhe rregullat e saj. Ka shtete në të cilat kjo lojë është mjaft e famshme dhe realizohen kampionate enkas, sikurse ne realizojmë kampionatet e futbollit, volejbollit, basketbollit etj.
Sipas United States Golf Association, pesha zyrtare e një topi golfi duhet të mos jetë më shumë se 45.93 gramë. Diametri i topit nuk duhet të jetë më shumë se 42.67 milimetra.
Knet Golf thotë se topat e golfit të prodhuara në peshë dhe diametër zyrtar, kanë rezistencë të ulët të ajrit kur fluturojnë. Pesha dhe diametri i një topi golfi mund të testohen me aparatura si Ohaus. Përgjithësisht topat e firmave si Nike, Callaway, Srixon, Titleist, Volvik dhe Wilson kanë përmasat zyrtare dhe standarde. /tesheshi.com/