Askush nuk dëshiron të infektohet apo të sëmuret.
Përdorimi i tualeteve publike edhe mund të shmanget, por të gjithë kanë kryer nevojat personale në një tualet publik.
Sipas mjekut Preethi Daniel njerëzit kryesisht janë të shqetësuar për sëmundjet që prekin organet gjenitale të tilla si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por Dr Daniel shpjegon se kjo gjë është e pamundur.
Për t’u prekur nga këto sëmundje mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit në traktin tuaj gjenital nëpërmjet një plage të hapur.
Mjeku pohon se më shumë gjasa keni të goditeni nga një rrufe sesa të kapni një sëmundje seksualisht të transmetueshme në një banjë publike.
Të vetmet baktere që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë E-coli ose Salmonella.
E rëndësishme është të mos keni kontakt të drejtpërdrejtë me WC, të lani duart para se të dilni nga tualeti dhe t’i dezinfektoni me një xhel antibakterial./tesheshi.com/