Debati i zjarrtë njëzetorësh në parlamentin grek ka përfunduar me votimin për hetimin e dhjetë politikanëve të njohur grekë në lidhje me skandalin e kompanisë farmaceutike zviceriane Novartis.
Politikanët e spikatur, mes të cilëve dy ish-kryeministra, do të hetohen për dyshimet se e kanë lejuar kompaninë Novartis të japë ryshfet për të patur rol parësor në tregun e barnave dhe për t’i shitur ato me çmime të fryra.
“Ne nuk do të ndihmojmë në mbulimin e një prej skandaleve më të mëdha në historinë moderne greke,” do të deklaronte kryeministri Alexis Tsipras në fjalën e tij gjatë debatit parlamentar.
Disa politikanë dyshohet të kenë pranuar ryshfet, ndërsa ka zëra dhe për pastrim parash, raporton gjigandi informativ britanik BBC.
Skema korruptuese besohet se i ka kushtuar shtetit grek miliarda euro, por të dhjetë politikanët i kanë hedhur poshtë akuzat. /tesheshi.com/