Moska shfaqet ashpër si mbrojtëse e Nikolla Gruevskit dhe kërcënon për të ndezur Ballkanin nëse zbatohet një e drejtë legjitime që shqiptarët të jenë popull shtetformues në Maqedoni dhe ka kcënuar hapur kryeministrin shqiptar, Edi Rama duke e akuzuar si fajtor meqë ka gatuar dhe mbështetur kërkesat e shqiptarëve.
Ndërkohë që ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një deklaratë të ashpër ku akuzon Shqipërinë, portali propagandistik i Kremlinit Sputnik paraqet hartën e Ballkanit në flakë ku është djegur si “rastësisht” Maqedonia dhe trevat shqiptare.
Deklarata e plotë:
“Qeveria e federatës ruse shpreh shqetësimin për thellimin e krizës politike në Maqedoni të provokuar nga ndërhyrjet e ashpra nga jashtë në punët e brendshme të vendit dhe ku me ndihmën edhe të vendeve të NATO-s, po përpiqet t’i imponohet e ashtuquajtura ‘Platforma shqiptare’, e arritur në Tiranë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë.
Kjo sjell Shqipërinë e Madhe, duke e ilustruar me pretendime territoriale ndaj zonave të mëdha të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Është veçanërisht shqetësuese se në këtë Platformë ishin të përfshirë dhe autoritetet e shpallura në mënyrë të njëanshme të Pavarësisë së Kosovës. Ne besojmë se kjo linjë është jashtëzakonisht e rrezikshme, qëllimi i së cilës është shkatërrimi i shtetit të Maqedonisë dhe destabilizimi i Ballkanit si tërësi.
“Do të donim të përkujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, që u mbajtën me këmbënguljen e SHBA-ve dhe BE-së, u shënua fitorja e partisë aktuale në pushtet nga Nikolla Gruevski.
Tani, Perëndimi dëshiron që nëpërmjet pakicës shqiptare, të sjellë në pushtet opozitën dhe të pranojë kërkesat e shqiptarëve, duke çuar kështu në shkatërrimin e themeleve kushtetuese të vendit. Përpjekjet e vazhdueshme destruktive dhe të imponuar nga jashtë, në kundërshtim me vullnetin e votuesve të Maqedonisë, vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Është e nevojshme të ndalohen ndërhyrjet e huaja në punët e brendshme të Maqedonisë.
Qytetarët e Maqedonisë duhet të respektohen dhe të vendosin vet për fatin e tyre në përputhje me parimet themelore demokratike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. /tesheshi.com/