Nga Musa Mustafa
Rusia nuk e ka njohur Kosovën dhe duhet të ndodhë mrekullia që ajo ta njohë, së paku në rrethanat e sotme gjeopolitike.
Por de fakto Moska e njeh Kosovën derisa ka instaluar në Prishtinë një staf diplomatik që ia kalon dhe atij perëndimor, prezent në kryeqytetin kosovar.
Një burim diplmatik kofidencial i tha tesheshi.com se vetëm në zyrën e Federatës Ruse që gjendet në lagjen e Dragodanit në Prishtinë, janë të akredituar mbi 20-të diplomatë të këtij shteti.
Dhe sipas burimit, ku themi vetëm në “zyrën e Federatës Ruse”, kemi parasysh se të tjerë diplomatë ndodhen dhe në organizma të tjerë të rëndësishëme, si në UNMIK, OSBE, apo dhe OJQ, siç “Drustvo Srpsko-Slovanskog prijatelstvo ‘Scerbina’” që vepron në veri të Mitrovicës, e që është dhe e paliçencuar nga organet shtetërore të Kosovë.
“Sipas përllogaritjeve, më shumë diplomatë të akredituar ka Rusia në Kosovë sesa shtetet e tjetra të cilat kanë ambasada, siç janë Franca, Gjermania apo e SHBA-të” ka thënë për portalin tesheshi.com diplomati i huaj.
Por siç u cek më lart, Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe ky përbën një paradoks.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë cila është arsyeja e shtimit kaq të madh të numrit të diplomatëve rusë në Kosovë.
Ndërkohë, ky fenomen është dhe në Tiranë, ku numri i diplomatëve rusë në kryeqytetin shqiptar jua kalon disafish atyre perëndimorë në selitë e tjera diplomatike të rëndësishme, afro 30-të syresh. /tesheshi.com/