Mediat ruse kanë dhënë pamje të marra nga një kamerë e brendshme në qendrën tregtare ku një zjarr la të vdekur mbi 40 fëmijë, ngjarje e ndodhur në qytetin Siberian, Kemerovo.
Gjithçka ka qenë normale deri çastin kur zjarri nis e përpin gjithçka. Shkaqet ende nuk janë të qarta se pse u shkaktua.
Ndërkohë, një prej skenave më të dhimbshme ka qenë ajo e një djali 11-vjeçar që u hodh nga dritarja, siç shihet dhe një foton kryesore.
Siç shkruan Rusia Today, ai është në gjendje kome dhe në zgjimin që shpresohet, do përballet me lajmin e rëndë të humbjes së babait dhe motrës. /tesheshi.com/