Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonike dje se mbretëria mbështet çdo zhvillim që kontribuon në mospërshkallëzimin e krizës në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite është e gatshme të ndërmjetësojë midis Rusisë, Ukrainës dhe të gjitha palëve të përfshira në krizën e vazhdueshme, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Mbretërisë.
Sipas Princit të Kurorës, Mbretëria do të zgjasë lejet e përkohshme të qëndrimit që skadojnë në këtë kohë për çdo ukrainas në territorin e saj.
Kështu, Bin Salman po tenton të jetë faktor i pranishëm në vatrën më të re të një krizë me efekt global, siç është sulmi rus në Ukrainë.
Deri më tani, gjithçka përsillet në aksin euroatlantik si angazhim diplomatik, ku tej kësaj ëshjtë Turqia një prej aktorëve që mund të ndikojë te Putini, pasi njihet roli i Erdoganit dhe raporti i tij me presidentin rus. /tesheshi.com/