Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një avion luftarak rus SU-35 fluturoi mbi Detin Baltik pasi dy bombardues strategjikë amerikanë B-52 fluturuan në drejtim të kufirit rus, por më pas u larguan.
Në njoftimin e Rusisë në Telegram thuhet: “Radarët e forcave të mbrojtjes ajrore të Qarkut Ushtarak Perëndimor në detyrë mbi Detin Baltik zbuluan dy objektiva ajrore, të cilat po fluturonin në drejtim të kufirit shtetëror të Federatës Ruse”.
⚡️Russian jet intercepted a B-52 this afternoon pic.twitter.com/TJ5ugKnaw6
— War Monitor (@WarMonitors) March 20, 2023
Sipas deklaratës, objektivat ishin bombarduesit strategjikë të Forcave Ajrore të SHBA-së B-52H.
Siç thuhet në deklaratë, një avion luftarak SU-35 u ngrit për të parandaluar shkeljen e kufirit dhe shtoi “pasi avioni ushtarak i huaj u largua nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse, luftarak rus u kthye në bazën e tij”. /tesheshi.com/