Në Rusi, më saktë në Moskë dhe Petërsburg, u mbajtën këtë të dielë protesta anti-Putin, ku policia tha se ka arrestuar 380 persona në dy qytetet, pasi protestat po mbaheshin pa marrë leje.
Për më tepër, sipas autoriteve policore, protestuesve iu gjetën thika e pistoleta me plumba gome.
Protestat u thirrën nga politikan radikal, Vyacheslav Maltsev, sipas së cilit ka ardhur koha për një “revolucion të popullit” për t’i dhënë fund sundimit të Putinit. /tesheshi.com/