Pas Gjermanisë, Argjentinës dhe Portugalisë, i ka thënë dhe Spanja “Lamtumirë” Botërorit, pasi është mundur me penallti nga mysafirët, rusët, të cilët jua kanë bërë tashmë më të dashur bashkëkombasve të tyre këtë event të madh futbolli.
Ndeshja e rregullt ka dalë në barazim 1-1, duke çuar te gjuatjet e penalltisë. Edhe pse pa ndonjë përvojë, rusët janë treguar të saktë në çdo gjuajtje nga pika e bardhë, ndërsa spanjollët, të cilët këtë dhjetëvjeçar të fundit kanë fituar një Europian e një Botëror, humbën dy gjuajtje.
Kështu drama ruse vazhdon, kësaj here me një lumturi ruse! /tesheshi.com/