Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rusët degradojnë Kuvendin e Kosovës: shmangen grushtat gjatë seancës për rastin “Dehari” (Video)

by te Sheshi
16/03/2018
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Rusët degradojnë Kuvendin e Kosovës: shmangen grushtat gjatë seancës për rastin “Dehari” (Video)

Nga Blendi Gashi

Rusia nuk po përplas vetëm skenën politike në Shqipëri, ku mazhoranca e opozita po akuzojnë njëra-tjetrën për lidhje me këtë shtet, por edhe atë kosovare.

Për pak sa nuk kërciti grushti dnë Kuvendin e Kosovës kur po mbahej interpelanca me kryeministrin Haradinaj e thirrur nga Vetëvendosje për vdekjen e Astrit Deharit, krejt kjo pasi që ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, aktualisht ministre e Integrimeve, e akuzoi Vetëvendosjen se është e ndikuar nga Rusia.

Kjo i nervozoi jashtëzakonisht shumë vetëvendosësit të cilët më pas nisën t’i mëshonin tavolinave për t’ja pamundësuar fjalimin ministres.

Situata u nxehë tej mase dhe për pak sa nuk pëlciti grushtikonkretisht mes  vetëvendosësit Liburn Aliu dhe kreut të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, por edhe deputetëve të tjerë të këtyre partive të cilët u ngritën në këmbë.

Duke parë se situata po dilte jashtë kontrollit, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti dha menjëherë pauzë pesëminutëshe.

Për të qetësuar situatën u përkujdes kryeministri Haradinaj i cili hyri mes deputetëve dhe parandaloi një rrahje mes tyre.

Seanca më pas vazhdoi ku pas një fjalimi të kryeministrit Haradinaj, fjala ju dha sërish ministres Dhurata Hoxha e cila përkundër se vetëvendosësit i binin sërish tavolinave me duar, ajo mbajti fjalimin akuzoi Vetëvendosjen për përfshirjen në vdekjen e Astrit Deharit.

“Albin Kurti po përdorë kauzë personale për të mbuluar skandalet që i dolën nga partia e tij. Kurti kërkon shkarkimin tim me një deklaratë të turpshme, partia e të cilit ka mungesa respekti në trajtimin e grave. Albin Kurti po të quajnë baba, sepse partia juaj po qon njerëz drejt vetëvrasjes. Ju po tentoni ta kapni shtetin, lëni organet e drejtësisë ta thotë fjalën e vetë, mos e pengoni të vërtetën”, tha Hoxha.

Pas akuzave të Hoxhës, dy vetëvendosës i dolën në mbrojtje Kurtit.

Deputeti Sami Kurteshi tha se me fjalimin e saj Hoxha tregoi se ajo ka dorë në vrasjen e Astritit.

Kurse vetëvendosësja Arbërie Nagavci, tha se Astriti u vra në duart e Hoxhës.

“Znj.Hoxha si e re që pretendon që je shkollu jashtë vendit, a të vjen turp, a të vranë ndërgjegjja që një person i ri është vrarë në duart e tua”, tha Nagavci.

Përplasja Veseli – Kurti

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ekziston vetëm një çështje me të cilën pajtohet me Albin Kurtin, atë se politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje.

“Para foltores po bëhen akuza që nuk janë të mira. Pushteti nuk është gjithçka kur e mposht etikën dhe qëllimin. Pajtohem me Albinin për një çështje. Politika e ka quar në vdekje. E kam frikë se është politikë e paftyrë, që veq pushtetin e don. Politikë që je tu e promovu ti Albin Kurti”, tha Veseli.

Kryevetëvendosësi Kurti regoi menjëherë duke thënë se kjo është e pavërtetë.

“Nëse ka shembull që se dojmë pushtetin me çdo kusht, jemi pikërisht ne. Gjithë jetën në opozitë. Ne banojmë me qira, na s’bëhemi kurrë si ju. E keni shit vendin me privatizim”, reagoi Kurti.

Më pas replikoi sërish Kadri Veseli, i cili tha se çfarë është kjo puna e moralizmit me shitë banesa e me i pasë në konto 85 mijë euro.

“Çdo inciciaticë të cilën dëshironi, cdo institut ndërkombëtar, cdo shtet që mendoni se është më korrent se Kosova ndaj Astrit Deharit e familjes së tij duhet të shkojmë deri në fund. Por duhet ta pranoni pastaj të vërtetën”, tha Veseli.

Akuzat për “maska e terrorizëm”

Një debat me tone të ngritura ndodhi edhe mes deputetes së LDK-së, Besa Gaxherri në njërën anë dhe shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe Frashër Krasniqi nga grupi i deputetëve të pavarur.

Shkas ishte bërë deklarata e deputetit Krasniqi që kishte akuzuar Gaxherrin se i ka quajtur terroristë aktivistët e VV-së.

Por këtë e mohoi deputetja e LDK-së.

“A po më tregoni se çka ju kanë dashtë maskat në zyre. Se kam quajtur unë terrorist naj shqiptarë. Por ju keni përgjegjësi shumë të madhe. Kthjelluni. Keni nis mu kthjell ngapak. Lëshoni këmbët në tokë dhe mos e drejtoni gishtin nga askush”, tha ajo.

Konjufca i reagoi Gaxherrit duke thënë se është  bërë pjesë e kapjes së institucioneve të vendit.

“Ti je bo pjesë e këtij kapje të shtetit, shtoic propagandistike e këtij kur na quan terrorist që the kanë gjet maska e molotov, këto nuk kanë lidhje me Vetëvendosjen, armët e policisë janë marrë dhe janë vërtetu aty armët të cilët nuk kanë qenë të asnjë prej aktivistëve të VV-së, ti Besë i ke shërby në mënyrë të turpshme vendit”, theksoi Konjufca.

Në anën tjetër Krasniqi ka cituar një deklaratë të Gaxherrit, ku, sipas tij, ajo kishte thënë se “Astri Dehari ka pasur akuzë për terrorizëm, e për këtë Vetëvendosja ka qenë e papërgjegjshme, se një i ri mund të gabojë por jo pa u shtyrë nga partia”.

Krasniqi tha se sipas Gaxherrit nuk kontestohej se aktivistët e kanë kryer aktin, vetëm çështja është se a kemi bërë të shtyrë nga partia apo e kanë bërë vetë. 

Në fund pas debatit tejet të nxehtë, Kuvendi nuk ka mundur të marrë vendim për rezolutën e kërkuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, pasi munguan 61 vota pro.

Në sallë kanë qenë vetëm 53 deputetë, 23 kanë votuar për, 27 kundër dhe 3 abstenime. Seanca është ndërprerë ndërsa mocioni do të hedhet në votim në seancën e radhës e cila është shtyrë për datën 21 mars. /tesheshi.com/

Related Posts

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit
Bota & Rajoni

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri
Ballkani

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën
Ekonomi

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025
Next Post
Mosdekretimi i sërishëm i shqipes nga Ivanov, Zaev: burracakëri nga ana e presidentit

Mosdekretimi i sërishëm i shqipes nga Ivanov, Zaev: burracakëri nga ana e presidentit

Studimi amerikan: feja, institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Politika në fund

Studimi amerikan: feja, institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Politika në fund

Xi “kurorëzohet” si mbret i përjetshëm i Kinës

Xi “kurorëzohet” si mbret i përjetshëm i Kinës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni