Njeriu më i afërt i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, ka deklaruar se kreu i Shtëpisë së Bardhë do t’i shtypë ajatollahët diktatorë dhe la të kuptohet se masa e Trump për të riaktivizuar sanksionet ndaj Iranit, synonte drejtpërdrejt ndryshimin e regjimit atje, raporton Reuters.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, i cili është tani avokat personal Trump, i shprehu këto qëndrime në një konference të Këshillit Kombëtar për rezistencë në Iran (NCRI), me seli në Paris, grupim i iranianëve në mërgim të cilët janë kundër Republikës Islamike.
“Tani realisht ne mund të shohim fundin e regjimit në Iran”, tha Giuliani, duke treguar për protestat e fundit në vend të shkaktuara nga rënia e monedhës pas Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015.
Partneri i Trump arriti në përfundimin se “kur fuqia më e madhe ekonomike të ndalojë, atëherë ju do të përjetoni një rënie …ndërkohë që sanksionet po bëhen gjithnjë e më të mëdha”. /tesheshi.com/