Një incident ndodhi në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku deputetja Rudina Hajdari, e cila dhuroi dhe rrogën e saj për rehabilitimin ambienteve pas djegies që pësoi për shkak të 30 Qershorit nga militanca demokrate, u sulmua verbalisht nga një sosh adoleshent, në dukje nxënës i kësaj shkolle, por që më vonë u mësua se është një aktivist militant demokrat, i proceduar penalisht dhe si zjarrvënës i shkollës për motive politike. Quhet Fatjon Mani.
“Ti nuk e njeh Azem Hajdarin…Ju po i shërbeni Edi Ramës dhe jeni turpi i kombit”, ishin fjalët hakërruese të nxënësit ndaj deputetes, duke patur si reagim buzëqeshjen e kësaj të fundit, e më pas thirrjet në korr pro saj nga nëxënësit e tjerë.
Deputetja Hajdari që aty në kuadër të një aktiviteti për Ditën Botërore të Gjuhëve të Huaja.
Më poshtë mund të ndiqni pamjet e incidentit ofruar në TV Report /tesheshi.com/