Drejtuesit kosovarë të mjeteve të rënda kanë protestuar këtë paradite kundër taksës së vendosur për rrugën e Kombit. Taksa për makinat e tonazhit të rëndë parashikohet rreth 22 euro, tarifë për të cilën ata janë kundër.
“Spo hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.
Rreth 150 kamionë kane hyrë pa ngarkesë në Morinë në protestë kundër taksës dhe do të kthehen bosh në Kosovë. Bëhet fjalë për kamionët që përdoren për importimin e mallrave si kripë, çimento dhe ushqime.
Taksa në rrugën e Kombit u testua këtë të dielë, ndërsa pritet të hyjë në zbatim më 15 prill.
Në një prej pankartave ishte shkruar thënia e Faik Konicës: “Ruje Zot Shqipërinë nga shqiptarët”. /tesheshi.com/