Po patët fëmijë mbi 4 vjeç e sipër në sediljen e pasme të automjetit tuaj, duhet me patjetër t’i vini rripin e sigurimit, ndryshe do ju vijë festja rrotull kur policia rrugore t’ju ndalojë e gjobisë, deri në rrezik për t’jua hequr lejen e drejtimit. Ndërsa ndëshkimet me gjobë do variojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë.
Kjo u bë me dijë nga kreu i policisë rrugore në Shqipëri, Ervin Dervishi, përgjatë një emisioni televiziv.
Ai sqaroi më konkretisht se nëse një fëmijë deri në katër vjeç vendoset në sediljen e përparme, por dhe të pasme, patjetër duhet të ketë ndenjëse fikse, e nëse mbi katër vjeç do jetë i ulur në sediljen e pasme, duhet të ketë rrip sigurimi.
Ndërkohë, masa po kaq të ashpra janë parashikuar dhe për furgonët e transportit të fëmijëve në kopshte e shkolla. /tesheshi.com/