Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një video me pamje nga rruga e re Kukës-Shishtavec.
Sipas kreut të qeverisë, kjo rrugë ka nxjerrë nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec.
“Përveçse rrit aksesin e banorëve për shërbime dhe tregje, këtë verë ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë qenë në kërkim të bukurive natyrore ende të paeksploruara në zonën e Shishtavecit”, shkruan Rama.
Por sikundër ndodh, ndjekësit e kryeministrit në rrjetet sociale kanë paraqitur ankesat e tyre. Disa komentues e pyesin Ramën se ku të shesin produktet e zonës, të cilat sot përfundojnë në kanal, pasi nuk ka tregje. /tesheshi.com/