Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rruga e mundimshme drejt Demarkacionit: top-ngjarjet që e shënuan dhe si evuloi Ramushi

by te Sheshi
22/03/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rruga e mundimshme drejt Demarkacionit: top-ngjarjet që e shënuan dhe si evuloi Ramushi

Nga Blendi Gashi

Kosova pas saktësisht dy vjet e shtatë muajsh tension, protesta, gaz lotsjellës në Kuvend, arrestim deputetësh e përmbylli të mërkurën marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë, atë kohë zv. kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Edhe pse pas nënshkrimit Thaçi tha se “marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, kjo nuk u kapërdi nga qytetarët dhe opozitarët, të cilët e quajtën të dëmshme për çka nisën protestat dhe bllokimi i institucioneve.

Saktësisht, më 22 shtator të 2015-ës nisën tensionet, ku gjatë raportimit të kryeminsitrit të atëhershëm, Isa Mustafa, për nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë të arritura në Bruksel, u gjuajt me vezë nga opozitarët, konkretisht deputet të VV-së.

Ofensiva e opozitarëve VV-AAK-NISMA më pas vazhdoi me kundërshtime të fuqishme të marrëveshjes për Demarkacionin duke thënë Kosova humb territor (Çakorrin, Kullën dhe Zhlepin) dhe pamundësuan votimin e saj, si dhe njëherit kundërshtonin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Situata sa vinte e nxehej dhe, se nënshkrimi i Thaçit në Vjenë për Demarkacionin do sillte tensione e paralajmëroi Haradinaj kur ia heodhi hartën në fytyrë Murat Mehës, atë kohë kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit.

Opozita, për kundërshtimin e kësaj marrëveshje,  mblodhi rreth 205 mijë nënshkrime nga qytetarët e Kosovës, por nuk u morr parasysh nga pushtetarët e atëhershëm.

Pas vezës në drejtim të Mustafës, opozitarët ndërruan formën e kundërshtimit dhe për herë të parë hodhën gaz lotsjellës në tetor të 2015-tës, diçka e paparë më herët, ndërsa këtë praktikë e vazhduan sa herë që marrëveshja sillej për ratifikim në Kuvend.

Po ashtu kjo marrëveshje e arritur u kundërshtua edhe me protesta në qytetet e Kosovës si në Pejë, Deçan dhe po ashtu edhe në Prishtinë.

Protestat më të mëdha në kundërshtim të Demarkacionit dhe “Zajednicës” u mbajtën më 28 nëntori të 2015-tës kur policia arrestoi vetëvendosësin Albin Kurti dhe aktivistë të tjerë, ndërsa hyri me forcë në zyret e kësaj partie, si dhe më 9 janar të 2016-tës ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa u thyen xhamat dhe u vë në flak edhe një pjesë e objektit të qeverisë, si dhe u sulmua eskorta dhe shtëpia kryeministrit Mustafa.

Në gusht të 2016-tës u sulmua Kuvendi i Kosovës me predhë. Për këtë më pas u akuzuan aktivistë të Vetëvendosjes, ku njëri prej tyre ishte edhe Astrit Dehari që vdiq më 5 nëntor po të 2016-tës derisa po qëndronte në burgun e Prizrenit, çka më pas VV fajësoi pushtetin për vdekjen e tij dhe u organizuan protesta.

Rezultat nuk dhanë as disa takime të organizuara nga presidentja Atifete Jahjaga me zyrtarë të partive, por as gjetjet e një komisioni ndërkombëtarë se marrëveshja e 2015-tës nuk i humb territor Kosovës.

Opozita vazhdoi ta kundërshtonte fuqishëm këtë marrëveshje.

Me 1 shtator të vitit 2016, ishe paraparë që Demarkacioni të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe ishte paraparë si pikë e rendit të ditës, mirëpo kjo pikë u tërhoq ende pa dalë në votim, pasi kryeministri Isa Mustafa tha se se po e tërheqtë pasi deputetë po ndodheshin nën presion dhe se ka kërkuar kushte Lista Serbe për ta votuar.

Marrëveshja përveç opozitarëve kundërshtohej edhe nga një grup i deputetëve të LDK-së në krye me Shpejtim Bulliqin e të tjerë.

Duke parë se kjo marrëveshje po mbetej në sirtarë, opozita ngriti një moscion mosbesimi ndaj qeverisë “Mustafa” dhe ai u mbështet edhe nga partia e koalicionit PDK-ja, dhe me 10 maj të vitit 2017 bie qveria me arsyetimin e PDK-së se mbështeti mocionin pasi nuk po kalohen temat e mëdha,

Shpejtim Bulliqi dhe disa deputetë tjerë që e kundërshtuan marrëveshjen u “ndëshkuan” LDK-jaj pasi që nuk u fut në listën për deputetë të kësaj partie.

Mirëpo Bulliqi gjeti “ngushëllim” të lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sapo erdhi në pushtet dhe mori postin e kryeminsitrit më 9 shtator të 2017-tës pas koalicionit me PDK-në e NISMA-n dhe disa parti tjera për zgjedhjet e 11 qershorit ku dolën të parët, e shkarkoi Murat Mehën dhe e emëroi ish-depputetin e LDK-së kryetar të komisionit.

Bulliqi në raportimin e tij të parë para qeverisë, kishte thënë se vija kufitare Kosovë-Mali i Zi ka pësuar ndryshime në krahasim me hartat e fundit.

Punën e Bulliqit në terren dhe mbledhjen e fakteve e kishte vlerësuar, kryeministri Haradinaj i cili veçse e kishte përforcuar bindjen e tij se Kosova po humb territor.

Mirëpo, vizita e kryeministrit malazez në Kosovë, Dushko Markoviq, me 14 shkurt rezultoi produktive pasi që në menjëherë u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikimin e demarkacionit.

 Me 16 shkurt të vitit 2018 presidenti Thaçi nënshkroi një aneks marrëveshje me kryeministrin e Malit të Zi për demarkimin e kufirit, me ç’rast Haradinaj ndryshoi mende duke dale pro votimit të Demarkacionit me ç’rast u arsyetua se se me këtë marrëveshje Kosova nuk po e humb Kullën dhe Çakorrin, dhe gabimet do përmirësohen, duke hequr kështu barrën e tij.

Kuvendi më pas u mblodh disa herë por në mungesë të numrave nuk arriti ta hedh në votim marrëveshjen.

Përfundimisht siguroi numrat më 20 mars falë votës pro të deputetit Goran Sdem Hodzic i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Listës Serbe (kjo parti refuzoi të japë votat çka nuk mori fare pjesë në seancë), dhe pas një debati 9 orësh “pro et contra” votimi për Demarkacionin u vendos të bëhet më 21 mars nga ora 11:00.

Edhe pse u mendua se seanca do zgjasë fare shkurt, pra të bëhet veç votimi, ashtu nuk ndodhi pasi deputetët e Vetëvendosjes rikthyen gazin lotsjellës duke ja bërë të qartë Ramushit se s’ja kanë frikën as atë ta kundërshtojnë. Seanca u ndërpre katër herë pasi aq herë hodhë gaz.

Pas kësaj, deputetët u rikthyen sërish në sallë por jo ata të VV-së përjashtuar kreun e grupit parlametnar Glauk Konjufca, dhe në tentativën e pestë Kuvendi arriti ta ratifikojë  Demarkacionin me 80 vota për 11 kundër, pa harruar këtu falë edhe votës së ish-vetëvendosëses Donika Kadaj—Bujupi që u rikthye në AAK dhe votës së deputetit biznesem të LDK-së, Ramiz Kelmendi i cili një ditë para ratifikimit kërcënoi pushtetin se nuk do japë votën pro pasi tha se është kërcënuar ai dhe familja e tij, por që në fund ndryshoi mendje.

Pas ratifikimit, krerët e shtetit dhe qytetarët u uruan nga diplomatët ndërkombëtarë duke thënë se po i hapet rruga drejt Evropës, por pa dhënë asnjë datë nëse sivjet do hiqen vizat. /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Politikë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Next Post
4 mënyra si të largoni erën e hudhrës

4 mënyra si të largoni erën e hudhrës

Novruz dhe mbjellje pemësh, kryebashkiaku Veliaj “shenjtëron” Baba Mondin

Novruz dhe mbjellje pemësh, kryebashkiaku Veliaj "shenjtëron" Baba Mondin

Haradinaj flet për Çakorrinn pas ratifikimit të Demarkacionit: ja si mund ta shpëtojmë

Haradinaj flet për Çakorrinn pas ratifikimit të Demarkacionit: ja si mund ta shpëtojmë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni