Rruga e Kombit, vepra më e madhe infrastukturore e qeverisjes së Berishës, por e lënë e cungët, do ketë urën e re mbi liqenin e Kukësit, atë në hyrje të qytetit.
Kryeministri Rama ka shpërndarë pamjet e punës që po çon në këtë në finalizimin e kësaj vepre, duke uruar fundjavën.
“…Dhe me një tjetër pjesë të munguar të Rrugës së Kombit, Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë, me një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi, ju uroj të diel të mbarë”, janë fjalët e tij për njerëzit e vendit që qeveris.
Dhe kujtojmë se ndër argumentat e tij për vënien e tarifës 5 euro në Rrugën e Kombit, ka qenë edhe kjo urë, si dhe përfundimi i të gjithë atyre copëzave segmentare të lëna përgjysëm, ku veçonin ato në aksin Oxhak-Morinë.
Ndërkohë, Rruga e Kombit nga katër korsi shndërrohet në dy nga Rrësheni në Milot, aty dhe ku nisi të godiste “kazma e parë” e kësaj vepre, nën qeverisjen e Majkos nën vitet ‘99-‘2000. /tesheshi.com/