Ndërsa paradite Rruga e Kombit inspektohej nga kryeministi Rama, pasdite ajo është përgjakur nga një aksident me pasojë dy të vdekur e tre të plagosur.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fang të Rubikut, ky dy mjete, njëra tip Volksëagen dhe tjetra Mercedez, u përplasën me njëra-tjetrën.
Paraprakisht dyshohet për një parakalim të gabuar.
Viktimat janë shtetasit Myftar Kovaçi, 53 vjeç, banues në Has dhe Jak Syla 62 vjeç, banues në Fushë Arrëz.
Ndërsa personat e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Rrëshenit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në një segment me dy kalime e jo katër me trafikndarëse në mes.
Ndërsa arsyetimet e qeverisë për vendosjen e taksës së rrugës, ka qenë dhe ajo e plotësimit të standarteve të sigurisë. /tesheshi.com/