Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rruga e Ibrahimit: të ecësh për të ruajtur shpresën përmes Izraelit dhe Palestinës

by te Sheshi
14/12/2015
in Kryesore, Reportazhe, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Rruga e Ibrahimit: të ecësh për të ruajtur shpresën përmes Izraelit dhe Palestinës

Të ecësh në këmbë për të shijuar peisazhin në Bregun Perëndimor dhe kufijtë e tij, mund të të përballë më sfida. Ndërsa ngjitesh maleve mund të takosh policinë izraelite, e cila të pyet nëse ke dëgjuar të shtëna armësh. Por, nga ana tjetër e ekuacionit, përpara ke një peisazh mbresëlënës. Shkretëtira që zbret valë-valë, kodra të mprehta gëlqerore që priten nga rrugëza ku barinjtë e dhive kujdesen për kafshët e tyre. Është një vend ku mund të takosh plot surpriza: të rinj që ngasin kuaj në gjurmë shkëmbore, lugina nën hije plot me palestinezë që bëjnë piknik me familjen e të ftojnë të ulesh.

Rruga e Ibrahimit është një stërvitje e mundësisë për ndryshim. Konceptuar vetëm një dekadë më parë nga William Ury, një akademik që punonte në fushën e negociiimit në universitetin e Havardit, vizioni tij është ambicioz: një nismë për të përshkruar me anë të rrugëve të gjata në këmbë, vende të lidhura me patriarkun biblik, Abrahamin, (Ibrahimin në version kur`anor), një figurë pra që nderohet në Islam, në Judaizëm e në Krishtërim.

Rruga nis nga rrënojat e Harran-it në Turqi, ku tradita thotë se Ibrahimi së pari dëgjoi thirrjen “shko përpara” dhe kur rrugëtimi vijon, kalon përmes Sirisë, Turqisë, Jordanisë, Palestinës dhe Izraelit.

Për akademikun Ury, ky rrugëtim ishte një ushtrim praktik i negociimit. Që nga hapja në vitin 2008, rrethanat i kanë riformatuar disa nga qëllimet e projektit. Rruga për momentin është shndërruar në një rrjet gjurmësh të ndërlidhura dhe vende pushimi, pak a shumë një sipërmarrje ndërkombëtare. Kushtet për realizimin e mundshëm të një rruge të mirëfilltë janë bërë gjithnjë e më të vështira; më të dukshme janë në Siri, që është zhytur në një luftë të përgjakshme.

Fotografitë e projektit të shkrepura nga suedezja Maja Daniels, tregojnë portrete dhe peisazhe të marra përpara shpërthimit të dhunës mes izraelitëve e palestinezëve e që flasin për mundësi të mëdha që ekzistojnë ende.

Ato dokumentojnë një situatë që ndryshoi brenda dy muajsh; potenciali për turizmin rural në fshatrat palestineze i shkatërruar nga dhuna.

Qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, vendi i Varrit të Patriarkëve dhe xhamisë së Ibrahimit, një vend kyç për rrugëtimin, është shndërruar në vatër të dhunës që i ka afruar luftimet edhe pranë vendeve të shenjta.

Disa fshatra të dokumentuara si mrekulli për t’u vizituar, përfshirë Efrati-n dhe Tekoa-in, bien në rrugën 60-të të Bregut Perëndimor ku qeveritë perëndimore këshillojnë të mos udhëtohet. Shumë zona të tjera, si gryka shkëmbore e Wadi Kelt-it, me pellgjet e saj natyrore për not dhe faqet malore që zbresin në Detin e Vdekur, mbeten të aksesueshme.

Fotografitë kapin esencën e këtij peisazhi, jo qytetet por një jetë fshati të lidhur ende pas tarracave të pakohë, dhe panoramës pastorale, me tapetin e luleve dhe nën hijen e fiqve të egër.

Ish-diplomati Stefan Szepesi, sheh të njëjtën panoramë: “Projekti është të tregojë një fytyrë të ndryshme të Lindjes së Mesme”, thotë ai, duke nënvizuar rëndësinë tashmë që ndoshta 1 milion njerëz nga ky rajon kanë mbërritur në Europë si refugjatë. “Referencat ndaj rajonit janë stereotipe. Rrugëtimi u lejon njerëzve të shohin në një mënyrë më të thelluar se njerëzit nuk janë të ndryshëm këtu; duke ecur në këtë rrugë, duke takuar banorët, duke u ulur në shtëpitë e tyre”.

Ndërsa numri i njerëzve që bëjnë itinerarin është goditur në vitin e parë nga lufta e 2014-ës në Gaza, dhe tashmë nga tensionet në Bregun Perëndimor,  Szepesi thotë se projekti ka tejkaluar pritshmëritë.

“Njerëzit thoshin se askush nuk do ta bënte këtë rrugëtim. Perceptimi për momentin nuk është i mirë dhe ka rezultuar direkt në anulimin e udhëtimeve. Por unë eca vetë një ditë më parë”, thotë ai.

Përpjekjet vazhdojnë. Bëhet fjalë për një projekt në progres, dhe ndonjëherë detyra duket e pamundur, edhe pse tashmë rruga është më shumë sesa një itinerar në hartë. Eshtë një ide dhe pavarësisht problemeve të sotme, aktivistët thonë se do të jetë e vështirë të fshihet.

Fotografitë

Të ecësh me Ibrahimin (Abrahamin): udhëtim përmes Palestinës, Izraelit e përtej

Bëhet fjalë për një projekt ambicioz: një itinerar pelegrinazhi që ndjek hapat e babait të Islamit, Judaizmit dhe Krishtërimit. Ka disa fotografi që shpjegojnë projektin.

Pamje e Jeruzalemit marrë nga Bethlehem

betlehem

Të dyja qytetet janë në rrugën e Itinerarit të Ibrahimit, projektit që u mirëprit nga ministria palestineze e Turizmit dhe Antikiteteve. “Në Palestinë, 80 për qind e turizmit përbëhet nga pelegrinazhe dhe na duhet ta zgjerojmë këtë”, thotë zëdhënësi i ministrisë, Ahmed Rjoob. “Ky është një projekt kombëtar që shkon nga veriu në jug, duke lidhur të gjitha zonat palestineze, duke u fokusuar në komunitetet e margjinalizuara dhe zonat rurale. Eshtë tërësisht një qasje e re dhe pikërisht ajo për të cilën kemi nevojë”.

Fiwyal Manasrah në Beni Naim, Palestinë, duke pjekur bukë

gruaja me buke

Fiwyal Manasrah, e cila është angazhuar si mikpritëse në rrugën e Ibrahimit, përgatit bukë në shtëpinë  e saj për pelegrinët sipas traditës në furrën me dru.

Në Beit Sahour, Bethlehem, aktivistët kanë sjellë risinë e rezistencës jo të dhunshme: gjatë intifadës së parë, izraelitët u ftuan të kalojnë fundjavën në shtëpitë palestineze, duke përdorur sloganin “Thyej bukë, jo kocka”. Këtu është edhe vendi që ngriti konceptin e vizitave në shtëpi të turistëve, një ide e një shoqate e cila është e specializuar në turet turistike në territoret palestineze.

Bletërritës në Institutin Palestinez për Biodiversitetin dhe Qëndrueshmërinë në Bethlehem

bletrrites

“Kjo qendër ekziston prej më pak se një viti”, thonë punonjësit. Drejtori Mazin Qumsiyeh tregon se është kthyer së bashku me gruan nga Shtetet e Bashkuara, për ta ndërtuar atë, me një grant të vogël për muzeun, që s’është veçse një dhomë me bimë që rriten mureve dhe një biosistem për fluturat. “Kemi identifikuar 55 lloje unike në Palestinë deri tani, por kemi nevojë për më shumë të dhëna”, thotë ai.

Agimi i diellit në shtëpinë e Salim Abu Nasim në Tekoa.

tarraca

Familja ofron dhoma për vizitorët, por ata preferojnë të flenë në tarracë gjatë muajve të nxehtë të verës.

Familja Bader thyen agjërimin me një darkë në shtëpi.

iftar

Qyteza Battir u shpall pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2014 dhe ka plane që ajo të lidhet me itinerarin e rrugës së pelegrinazhit.

Tre breza të një familjeje presin për grupet e turistëve ndërkombëtarë në tendën e tyre në Hasassa, Al Rashaydeh.

tre breza
Sonte, vizitorët do të hanë darkë dhe në mëngjes ata do të nisin ecjen për të parë lindjen e diellit mbi Detin e Vdekur. Komunitetet e beduinëve si këta e sigurojnë jetesën duke mbajtur dele, dhi dhe gamile, por me aksesin e reduktuar tek burimet e ujit, turizmi po merr rëndësi të veçantë.

Katër anëtare të unionit të grave në kampin e refugjatëve palestinezë, Aqbat Jaber në Jericho.

grate

Dy vjet më parë ato morën financime për të mundësuar drekën për shkollat lokale, tetë gra gatuajnë drekën për 150 persona në ditë.

 Dy burra ndalojnë në një burim uji në Al Auja, ende e aksesueshme nga palestinezët.

uji

“Përpara vitit 2000, kjo zonë ishte tokë bujqësore me shumë plantacione bananesh”, thotë  Ali Salame, që jeton aty afër. ”Që nga mbërritja e të vendosurve izraelitë, pesë nga gjashtë burime janë marrë prej tyre. Duhet të ngjitemi lart në male për të mbërritur në burimin e vetëm”.

Abed drejton një dyqan suveniresh në qytetin e vjetër të Hebronit, dhe është i vetmi palestinez aty.

palestinezi

“Më janë ofruar shumë para nga hebrenj të pasur për t’u larguar dhe për të shkuar në Amerikë”, thotë ai, “por unë vazhdoj të refuzoj. Familja jonë ka jetuar këtu për 250 vjet”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Rogerio Ceni, portieri legjendar goleador, i thotë lamtumirë futbollit

Rogerio Ceni, portieri legjendar goleador, i thotë lamtumirë futbollit

E keqja e politikës/ Nevzat Bejta: Me Rufi Osmanin ishim miq, na ndau politika!

E keqja e politikës/ Nevzat Bejta: Me Rufi Osmanin ishim miq, na ndau politika!

Gjykata zviceriane e hedh poshtë ndalimin e shamisë së kokës në shkollën e një komune

Gjykata zviceriane e hedh poshtë ndalimin e shamisë së kokës në shkollën e një komune

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni