Ankaraja ka ndërmarrë një tjetër hap për t’ju kundërpërgjigjur administratën Trump në krizën e shpërthyer mes dy vendeve, si pasojë e një sulmi financiar nga ana e Uashingtonit.
Ministria turke e Tregtisë ka njoftuar se ka filluar një proces gjyqësor në lidhje me detyrimet doganore shtesë të SHBA për çelikun dhe aluminin.
Pretendohet se rritja e tarifave është krejtësisht në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Njoftimi gjithashtu përkujton që Turqia më 15 gusht dyfishoi detyrimet doganore për importin e 22 llojeve të mallrave amerikane, duke vënë në dukje se shuma e përgjithshme e kësaj rritjeje ishte 533 milionë dollarë.
Është shtuar se brenda OBT-së janë marrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e eksportuesve turq.
Turqia kujton se në këtë inisiativë, është në krah me shtete India, Kina, Zvicra, Norvegjia, Kanadaja, Rusia, Meksika, dhe gjihashtu vende të BE-së, të cilat po ashtu janë ndëshkuar padrejtësisht nga rritja e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin. /tesheshi.com/