Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Detin Mesdhe në Itali, ku vazhdon dyndja e refugjatëve nga Afrika me anije të prishura.
Roja Bregdetare italiane bën të ditur se janë shpëtuar 2 mijë vetë ndërkohë që kanë humbur jetën 45 emigrantë nga mbytja dhe asfiksia.
Ditën e mbrëmshme u arritën të shpëtohen 800 emigrantë nga një anije e shkatërruar që u përmbys në det të hapur. Emigrantët mbërritën në portin sicilian të Katanias.
Roja Bregdetare paralajmëron një rritje të fluksit të emigrantëve që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në Mesdhe.
Rreth 14 mijë vetë u shpëtuan gjatë kësaj jave, pas mbytjes së 3 anijeve, sipas të dhënave të organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Rojës Bregdetare.